Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

NJË VËSHTRIM RRETH BOTËS

Në vëmendje të publikut​—Kontinentet amerikane

Në vëmendje të publikut​—Kontinentet amerikane

Lajmet nga Hemisfera Perëndimore tregojnë vlerën e mençurisë së Biblës që nuk njeh kohë.

A e pakëson stresin kontrolli i rrallë i email-eve?

Sipas një studimi në Vankuver të Kanadasë, njerëzit mund ta pakësojnë stresin po t’i kontrollojnë email-et vetëm tri herë në ditë në vend se çdo herë që u krijohet mundësia. Kostandin Kushlevi, drejtuesi i studimit, në bazë të rezultateve të tij, thotë: «Njerëzit e kanë të vështirë t’i rezistojnë tundimit për të kontrolluar email-et, por, nëse i rezistojnë, do të kenë më pak stres.»

PËR TË MENDUAR: Jetojmë në «kohë kritike, të vështira për t’u përballuar», prandaj a nuk duhet të gjejmë mënyra si e si ta pakësojmë stresin?​—2 Timoteut 3:1.

Ripërtëritje pas peshkimit pa kriter

Një raport i Shoqatës për Mbrojtjen e Natyrës (SHMN) thotë se «është parë një rritje në numrin e kërmijve të detit, të karavidheve dhe të peshqve në zonat detare të mbrojtura» në Belize dhe në zona të tjera të Karaibeve. Ai shton: «Për ripërtëritjen e specieve në zonat e mbipeshkuara brenda zonave të mbrojtura, duhen vetëm 1-6 vjet, ndërsa për ripërtëritjen e plotë, . . . mund të duhen dekada.» Zhaneta Gibson, drejtoreshë e programit të SHMN-së, tha për Belizenë: «Është e qartë se mbrojtja e zonave detare mund të ndihmojë në rigjallërimin e zonave të peshkimit në këtë vend dhe të biodiversitetit.»

PËR TË MENDUAR: A nuk dëshmon aftësia e dukshme përtëritëse e natyrës se ka një Krijues të mençur?​—Psalmi 104:24, 25.

Dhuna në Brazil

Një agjenci lajmesh thotë se në Brazil po rritet dhuna. (Agência Brasil) Në vitin 2012 numri i vrasjeve arriti mbi 56.000. Kjo është shifra vjetore më e lartë e regjistruar ndonjëherë nga Ministria e Shëndetësisë. Specialisti për sigurinë publike, Luis Sapori, beson se kjo rritje pasqyron rënien e vlerave morale. Sipas tij, kur njerëzit humbasin respektin për ligjet e një shoqërie të civilizuar, «fillojnë të përdorin mënyra brutale për të mbrojtur interesat e tyre».

A E DINI? Bibla paratha se do të vinte një kohë kur dashuria ‘do të ftohej’ dhe paligjshmëria do të rritej.​—Mateu 24:3, 12.