«Uau, ç’metodë e goditur!»
SU-JUNGU, këshilltare në një shkollë të mesme në Korenë e Jugut, ka përdorur në klasën e saj video nga siti jw.org. Ajo thotë: «Nxënësit mahniten kur shohin videon Kush është një mik i vërtetë? Pasi e shohin, bëjnë komente, si: ‘S’e kisha menduar kurrë kështu miqësinë. Uau, ç’metodë e goditur!’ Disa thanë se do të futen në sit kurdo që të kenë nevojë për këshilla.» Su-Jungu shton: «Ua kam sugjeruar videon shumë kolegëve të fushës sime dhe janë të kënaqur që kanë një mjet kaq të shkëlqyer për ta përdorur në klasat e tyre.»
Një tjetër video që ka ndihmuar shumë nxënës në Korenë e Jugut është videoja me skicime Mund t’i bësh ballë bullizmit pa grushta. Një lektore që punon me Fondacionin për Parandalimin e Dhunës te të Rinjtë ua shfaqi videon studentëve të klasës së saj. Ajo tha: «Kjo video mbërthen vëmendjen e shumë të rinjve falë vizatimeve tërheqëse. Për më tepër, është praktike pasi tregon jo vetëm si t’i bëjnë ballë dhunës, por edhe si ta parandalojnë.» Fondacioni kërkoi leje që ta përdorte videon gjatë leksioneve që jepte në shumë shkolla fillore e nëntëvjeçare, dhe leja iu miratua. Edhe autoritetet e policisë po përdorin video nga siti jw.org.
Nëse nuk e ke vizituar akoma sitin, pse të mos e vizitosh?! Mund të lundrosh fare lehtë në të dhe të shkarkosh falas të gjitha materialet audio dhe video, si dhe Biblën e botime të tjera.