Ndihmë për familjen
Kjo seri artikujsh jep këshilla praktike nga Bibla për familjet. a Për një listë më të plotë me artikuj për familjen, shih Martesa dhe familja.
a Emrat e disa personave të përmendur në këtë seri, janë ndryshuar.
Martesa
Një pikëpamje më pozitive për tiparet që të bezdisin te bashkëshorti
Mos lejo që një tipar i bezdisshëm të krijojë tension, por mëso ta shohësh nga një këndvështrim më pozitiv.
Si të kesh më shumë durim?
Kur dy njerëz të papërsosur martohen, lindin lloj-lloj problemesh. Durimi është thelbësor për një martesë të suksesshme.
Gjej lumturi në martesë: Trego respekt
Bibla mund t’ju ndihmojë të shfaqni respekt për njëri-tjetrin, edhe nëse ka munguar më parë.
Si të tregosh respekt
Respekti në martesë nuk është luks; është domosdoshmëri. Si të tregosh se e respekton bashkëshortin?
Si të tregosh vlerësim?
Kur burri e gruaja bëjnë përpjekje të vënë re e të shprehin vlerësim për cilësitë e mira të njëri-tjetrit, lidhja e tyre bëhet më e fortë. Ç’mund të të ndihmojë të kesh më shumë vlerësim?
Gjej lumturi në martesë: Trego përzemërsi
Puna, stresi dhe tensionet e jetës së përditshme mund të bëjnë që bashkëshortët të tregojnë më pak përzemërsi ndaj njëri-tjetrit. A mund ta rindezin romancën?
Si të tregoni përzemërsi?
Si mund të tregojnë bashkëshortët se kujdesen vërtet për njëri-tjetrin? Shqyrto 4 sugjerime që bazohen në parimet e Biblës.
Si të jesh më i përkushtuar në martesë
Përkushtimin e sheh si një zinxhir që të lidh këmbët apo si një spirancë që e mban martesën të palëkundur përballë tallazeve të jetës?
Si ta lësh punën «në punë»?
Pesë sugjerime si të mos e lësh punën të ndërhyjë në martesën tënde.
Si t’i mbash nën kontroll shpenzimet?
Mos prit derisa të të mbarojnë paratë që të mendosh për zakonet e të shpenzuarit. Mëso si t’i mbash nën kontroll shpenzimet para se gjendja të të ikë prej duarsh.
Si të shkosh mirë me prindërit e bashkëshortit
Tri sugjerime mund t’ju ndihmojnë që problemet me vjehrrit të mos kthehen në probleme martesore.
Kur pikëpamjet ndryshojnë
Si mund t’i zgjidhin konfliktet çiftet dhe të ruajnë paqen?
Si t’ia bëj që jemi tipa të ndryshëm?
A ke menduar ndonjëherë që ti dhe bashkëshorti nuk përputheni me njëri-tjetrin?
Si të mos mbash mëri?
Për ta falur bashkëshortin për një veprim lëndues, a duhet ta minimizosh ose madje të bësh sikur s’ka ndodhur kurrë?
Si ta mbash nën kontroll zemërimin
Si zemërimi i pafre, edhe ndrydhja e zemërimit mund të të dëmtojnë shëndetin. Ndaj, çfarë mund të bësh kur bashkëshorti t’i ngre nervat?
Kur fëmijët largohen
Disa çifte hasin vështirësi të mëdha kur fëmijët rriten dhe largohen nga shtëpia. Ç’mund të bëjnë prindërit tani që shtëpia ka mbetur bosh?
Kur një miqësi kalon cakun
A i thua vetes: «Jemi vetëm shokë.» Nëse po, shqyrto parimet biblike që të kuptosh nëse është vërtet kështu.
Kur zhgënjehesh nga martesa
A të duket tani shoku i jetës më shumë si shok burgu? Shqyrto 5 hapa që të ndihmojnë në martesë.
Si ta shmangësh «divorcin gri»?
Cilat janë shkaqet e «divorcit gri»? Ç’mund të bësh që ky fenomen të mos infektojë martesën tënde?
A po ndikon alkooli në martesën tënde?
Ç’mund të bësh nëse abuzimi me alkoolin po ndikon në martesën tënde?
Si ta shmangësh xhelozinë në martesë
Një martesë nuk mund të jetë e lumtur në një ambient ku mbizotërojnë dyshimi dhe mosbesimi. Atëherë, si ta shmangësh xhelozinë e pabazë?
Pornografia mund të të shkatërrojë martesën
Këto sugjerime mund të të ndihmojnë të heqësh dorë nga vesi i pornografisë dhe të përmirësosh martesën.
A duhet të bashkëjetojmë para se të martohemi?
Disa çifte mendojnë se bashkëjetesa do t’i përgatitë për martesën. A është e mençur kjo, apo ka një zgjidhje më të mirë?
Komunikimi
Kaloni kohë cilësore me njëri-tjetrin
Çiftet e kanë të vështirë të kenë komunikim të ngrohtë me njëri-tjetrin edhe nëse kalojnë kohë bashkë. Si mund ta shfrytëzojnë sa më mirë kohën që kalojnë me njëri-tjetrin?
Teknologjia: Po ju bashkon, apo po ju ndan?
Teknologjia mund të ndikojë për mirë ose për keq te martesa. Po te martesa jote, si ndikon?
Si të diskutosh për problemet
Burrat e gratë kanë mënyra të ndryshme komunikimi. Kur kuptoni ndryshimin, do të shmangni acarimet.
Si të jesh dëgjues i mirë?
Dëgjimi me kureshtje nuk është thjesht një veprim, është shprehje e dashurisë. Mëso si mund të jesh dëgjues më i mirë.
Si të bësh kompromis
Katër hapa që mund të të ndihmojnë ty dhe bashkëshortin të mos grindeni dhe të gjeni zgjidhje së bashku.
Si t’i japësh fund heshtjes së nderë?
Si arrijnë disa çifte deri aty sa të mos flasin më me gojë dhe ç’mund të bëjnë që të zgjidhin konfliktet?
Si t’u japësh fund grindjeve?
Mos ndoshta ti dhe bashkëshorti grindeni pareshtur? Mëso si mund të të ndihmojnë parimet biblike në martesë.
Si t’i shmangësh fjalët lënduese?
Çfarë mund të bësh nëse ti dhe bashkëshorti keni lejuar që fjalët lënduese të ndikojnë te marrëdhënia juaj?
Si të kërkosh falje
Po kur fajtori nuk jam vetëm unë?
Si të falësh?
Pse është kaq e vështirë të falësh? Ja si të ndihmojnë këshillat e Biblës.
Rritja e fëmijëve
Si të jesh baba i mirë
Lloji i bashkëshortit që je tani, është tregues i llojit të babait që do të jesh pasi të lindë fëmija.
Ç’duhet të mbash parasysh nëse mendon ta çosh fëmijën në kopsht
Ja katër pyetje që duhet t’i bësh vetes nëse mendon ta çosh fëmijën në kopsht.
A duhet të ketë smartphone fëmija im?
Bëji vetes këto pyetje për të kuptuar nëse ti dhe fëmija yt jeni gati për këtë përgjegjësi.
Mësoje fëmijën ta përdorë me mençuri smartphonin
Edhe fëmijët që janë bërë ekspertë, kanë nevojë që prindërit t’i mësojnë se si ta përdorin smartphonin në mënyrë të përgjegjshme.
Mbroje fëmijën nga pornografia
Mund të jetë më e lehtë nga ç’mendon që fëmijët të ekspozohen ndaj pornografisë. Ç’duhet të dish dhe ç’mund të bësh që të mbrosh fëmijën tënd?
Pse leximi është i rëndësishëm për fëmijët—Pjesa 1: Të lexojnë apo të shikojnë?
Mjaft fëmijë preferojnë të shohin video. Si mund t’i nxitin prindërit fëmijët që të lexojnë më shumë?
Pse leximi është i rëndësishëm për fëmijët—Pjesa 2: Në pajisje elektronike apo në letër?
Si është më mirë për fëmijët: të lexojnë nga pajisjet elektronike apo në letër? Të dyja kanë avantazhet e veta.
Si ta ndihmosh fëmijën kur sheh lajme tronditëse
Si mund t’i ndihmojnë prindërit fëmijët të mos tronditen nga lajmet?
Kur fëmija yt pyet për vdekjen
Katër hapa mund t’ju ndihmojnë t’u përgjigjeni pyetjeve të tyre e t’u tregoni si ta përballojnë humbjen e një njeriu të dashur.
Ç’të bëj kur fëmija im është i mërzitur?
Kur vajza a djali yt është i detyruar të qëndrojë në shtëpi dhe s’ka asgjë për të bërë, ja disa gjëra që duhet të kesh parasysh.
Dobitë e lojërave kreative
Janë më të dobishme se zbavitjet pasive ose aktivitetet e organizuara.
A kanë rëndësi punët e shtëpisë?
A ngurron t’u japësh fëmijëve punë shtëpie? Nëse po, mëso se si kur ndihmojnë në shtëpi, bëhen më të përgjegjshëm dhe janë më të gëzuar.
Mësoje fëmijën të ngulmojë
Kur sheh që fëmija po sforcohet për të kryer një punë të vështirë, a duhet t’i shkosh me vrap në ndihmë? Apo mund t’i mësosh të kapërcejë sfidat?
Si të ndihmosh fëmijët të përballojnë dështimet?
Dështimet janë pjesë e jetës. Mësoji fëmijët t’i shikojnë nga këndvështrimi i duhur dhe të gjejnë zgjidhje për to.
Si të ndihmosh fëmijën të përmirësojë notat
Mëso si të përcaktosh problemin e vërtetë pas notave të ulëta dhe t’i ushqesh dëshirën për të mësuar.
Ç’të bëj nëse fëmija im është viktimë e bullizmit?
Këta katër hapa mund të të ndihmojnë ta mësosh fëmijën si ta përballojë bullizmin.
Si t’i lavdërosh fëmijët
Është parë se një lloj lavdërimi është më i efektshmi.
Si ndikon divorci te fëmijët?
Megjithëse disa njerëz mendojnë se divorci është zgjidhja më e mirë, studimet tregojnë se pasojat e tij te fëmijët mund të jenë shkatërrimtare.
Si ta ndihmosh fëmijën gjatë pubertetit?
Pesë këshilla nga Bibla shpesh mund ta bëjnë më të lehtë këtë periudhë të vështirë.
Mësoje fëmijën për seksin
Të rinjtë po ekspozohen ndaj informacioneve për seksin në moshë gjithnjë e më të njomë. Ç’duhet të dish? Ç’mund të bësh që t’i mbrosh fëmijët?
Të flasësh me fëmijët për alkoolin
Kur dhe si duhet të flasin për këtë argument të rëndësishëm prindërit me fëmijët e tyre?
Si të flasësh me fëmijët për racizmin
Diskutimet në përputhje me moshën mund ta mbrojnë fëmijën nga pasojat e paragjykimit racial.
Mësoji fëmijës vetëkontrollin
Kur u plotëson fëmijëve çdo tekë, mund t’i privosh nga diçka shumë më e rëndësishme.
Mësoji fëmijët të jenë të përulur
Mësoje fëmijën të jetë i përulur pa dëmtuar vlerësimin që ka për veten.
Mësoji fëmijët të jenë mirënjohës
Edhe fëmijët e vegjël mund të mësojnë të thonë faleminderit kur të tjerët tregohen zemërmirë me ta.
Mësoji fëmijët të binden
Ti dhe fëmija yt, a ngecni në beteja ku secili është i vendosur në të vetën e duket se fiton gjithmonë fëmija? Shihni pesë këshilla që ju ndihmojnë.
Si të thuash jo
Po nëse fëmija të sprovon vendosmërinë me qaravitje ose përgjërime?
Çfarë të bësh kur fëmija grindet?
Çfarë të bësh kur fëmija grindet? Parimet biblike ndihmojnë ta kapërcesh këtë sfidë.
Kur fëmija gënjen
Ç’të bësh kur fëmija gënjen? Ky artikull tregon këshilla biblike që të ndihmojnë t’i mësosh fëmijës sa rëndësi ka të thotë të vërtetën.
Rritja e adoleshentëve
Si të komunikosh me fëmijën adoleshent
A të hipin nervat kur flet me fëmijën tënd adoleshent? Cilët faktorë e bëjnë të vështirë komunikimin?
Kur fëmija do që t’i japë fund jetës
Ç’mund të bëjnë prindërit kur fëmija i tyre mendon të vrasë veten?
Kur fëmija humbet besimin tënd
Mos nxirr menjëherë përfundimin se fëmija yt është rebel. Ai mund ta fitojë përsëri besimin tënd.
Si t’i drejtosh fëmijët?
Pse fëmijët e kanë kaq të lehtë të lidhen më ngushtë me bashkëmoshatarët sesa me prindërit?
Si ta disiplinosh fëmijën adoleshent?
Ta disiplinosh fëmijën do të thotë ta mësosh. Parimet biblike të ndihmojnë ta mësosh si të bindet dhe jo të rebelohet.
Si t’i vësh rregulla adoleshentit?
Ç’mund të bësh nëse adoleshentin e acarojnë gjithmonë rregullat që vë?
Si ta mësosh adoleshentin të ruhet nga rreziqet e Internetit?
Si mund të shkosh përtej rregullave dhe ta ndihmosh fëmijën të marrë vetë vendime të mençura?
A duhet ta përdorë fëmija im median sociale?
Katër pyetje që të ndihmojnë të marrësh një vendim të mençur.
Mësoje fëmijën ta përdorë në mënyrë të sigurt median sociale
Ndihmoje fëmijën tënd adoleshent të shmangë grackat.
Si të flasësh me adoleshentin për sexting?
Mos prit që fëmija yt të përfshihet në incidente të tilla. Fol për rreziqet e sexting me fëmijën adoleshent.
Kur fëmija adoleshent dëmton veten
Disa adoleshentë e dëmtojnë veten qëllimisht. Çfarë fshihet pas këtij veprimi? Si ta ndihmosh fëmijën?
Të rinjtë
Si t’i bësh ballë presionit të moshatarëve?
Nga presioni, edhe njerëzit e mirë mund të bëjnë gjëra të këqija. Çfarë duhet të dish për të dhe si ta përballosh?
Si t’i pranoj këshillat?
Si ka mundësi që të sjellin dobi këshillat ose kritikat që të lëndojnë?
Si të tregoj mirësjellje me mesazhet?
A është e pasjellshme ta ndërpresësh bisedën thjesht për të lexuar një mesazh? Apo mendon se e pasjellshme është ta shpërfillësh mesazhin dhe të vazhdosh bisedën?
Si t’i rezistosh tundimit?
Nëse i reziston tundimit tregon se je burrë dhe grua e vërtetë. Gjashtë këshilla që të ndihmojnë të jesh më i vendosur dhe të shmangësh stresin që vjen kur bie në tundim.
Si ta zbutësh temperamentin
Pesë hapa të bazuar në Bibël që mund t’ju ndihmojnë të kontrolloni zemërimin.
Si ta përballoj vetminë
Vetmia kronike të dëmton shëndetin, njësoj si të pije 15 cigare në ditë. Si të shmangësh mënjanimin dhe vetminë?
Kur një lidhje merr fund
Si mund të bësh para pas një ndarjeje të dhembshme?
Kur duhet të kthehesh në shtëpi
A ke jetuar më vete dhe ke pasur vështirësi? Përfito nga këto këshilla praktike për të rimarrë veten.
Si të bësh miq të vërtetë?
Katër këshilla mund të të ndihmojnë që të mos kesh miqësi sipërfaqësore, por të forta.
Si t’i përballosh ndryshimet?
Ndryshimet janë vërtet të pashmangshme. Shih ç’kanë bërë disa që t’i përballojnë me sukses ato.
Kur të vdes një prind
Humbja e prindit është goditje shkatërrimtare. Ç’mund t’i ndihmojë të rinjtë të kapërcejnë ndjenjat e ndryshme që provojnë pas tragjedisë?
A ia vlen të rrezikosh për emocione të forta?
Shumë të rinj provojnë emocione të forta kur testojnë limitet e tyre, disa herë duke rrezikuar goxha. A tundohesh edhe ti?