Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Majtas: uragani Ian, Florida, SHBA, shtator 2022 (Sean Rayford/​Getty Images); në qendër: nënë e bir ndërsa evakuohen, Donetsk, Ukrainë, korrik 2022 (Alex Chan Tsz Yuk/​SOPA Images/​LightRocket via Getty Images); djathtas: testim masiv për COVID, Pekin, Kinë, prill 2022 (Kevin Frayer/​Getty Images)

QËNDRONI VIGJILENTË!

Viti 2022: vit kaotik—Çfarë thotë Bibla?

Viti 2022: vit kaotik—Çfarë thotë Bibla?

 Përgjatë vitit 2022, luftërat, kriza ekonomike dhe katastrofat natyrore kanë qenë kryefjala e lajmeve. Vetëm Bibla shpjegon domethënien e vërtetë të këtyre ngjarjeve.

Domethënia e vërtetë e ngjarjeve të vitit 2022

 Ngjarjet e këtij viti konfirmojnë më tej se po jetojmë në periudhën që Bibla e quan «ditët e fundit». (2 Timoteut 3:1) Kjo periudhë nisi në vitin 1914. Vër re se si ngjarjet e fundit përputhen me atë që paratha Bibla për kohën tonë:

 «Luftëra.»Mateu 24:6.

  •   «2022-shi ishte viti që riktheu tmerret e luftës në Evropë.» a

 Shih artikullin «Rusia sulmon Ukrainën».

 «Mungesa ushqimi.»Mateu 24:7.

  •   «Viti 2022: një vit që solli krizë ushqimi të paprecedentë.» b

 «Murtaja.»Luka 21:11.

  •   «Poliomieliti është rishfaqur, lija e majmunit po bën kërdinë, ndërsa COVID-19 vazhdon të marrë jetë njerëzish. Kjo situatë ka nxjerrë në pah sa të rrezikshme janë sëmundjet ngjitëse dhe sa i brishtë është njerëzimi.» c

 «Fenomene të frikshme.»Luka 21:11.

  •   «Valë të nxehti, thatësira, zjarre shkrumbuese dhe përmbytje. Vera e vitit 2022 pa diskutim që do të kujtohet për rastet e panumërta të motit ekstrem të cilat sollën shkatërrim, u morën jetën qindra mijëra njerëzve dhe detyruan të evakuoheshin miliona të tjerë në mbarë botën.» d

 Shih artikullin «Temperatura rekord në mbarë botën».

 «Trazira [ose «rrëmuja; kryengritje», shën.]Luka 21:9.

  •   «Protestat antiqeveritare arritën kulmin në vitin 2022, ngaqë njerëzit ishin të zemëruar për shkak të problemeve ekonomike, sidomos të rritjes së inflacionit.» e

Çfarë do të sjellë viti i ardhshëm?

 Askush nuk e di me siguri se çfarë na pret në vitin 2023. Ajo që dimë, është se shumë shpejt Mbretëria e Perëndisë, pra qeveria qiellore, do të sjellë ndryshime të mëdha në tokë. (Danieli 2:44) Kjo qeveri do të eliminojë shkakun e vuajtjeve tona dhe do të përmbushë vullnetin e Perëndisë në tokë.—Mateu 6:9, 10.

 Të nxitim t’i vësh veshin këshillës së Jezu Krishtit dhe ‘të qëndrosh vigjilent’ për të kuptuar si po i përmbushin ngjarjet botërore profecitë e Biblës. (Marku 13:37) Të lutemi të na kontaktosh që të mësosh më tepër si mund të të ndihmojë Bibla që tani dhe si të jep një shpresë më të mirë për të ardhmen ty dhe familjes sate.

a AP News, «2022-shi ishte viti që riktheu tmerret e luftës në Evropë», nga Xhill Loulesi, 8 dhjetor 2022.

b Programi Botëror për Ushqimin, «Një krizë ushqimi globale».

c JAMA Health Forum, «Jeta në epokën e pandemive—Nga COVID-19 te lija e majmunit, poliomieliti dhe sëmundja X», nga Lorens Gostini, JD, 22 shtator 2022.

d Earth.Org, «Çfarë qëndron pas rasteve të motit ekstrem që kanë thyer rekorde gjatë verës së vitit 2022?» nga Martina Igini, 24 tetor 2022.

e Carnegie Endowment for International Peace, «Zemërimi për shkak të situatës ekonomike nxiti protestat globale të vitit 2022», nga Tomas Kerëthërsi dhe Benxhamin Feldmeni, 8 dhjetor 2022.