Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

QËNDRONI VIGJILENTË!

6 milionë të vdekur për shkak të COVID—Çfarë thotë Bibla?

6 milionë të vdekur për shkak të COVID—Çfarë thotë Bibla?

 Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), deri më 23 maj 2022, për shkak të COVID-19 kanë humbur jetën 6,27 milionë njerëz. Mirëpo, në një raport të publikuar më 5 maj 2022, OBSH-ja pohonte se shifra reale ka shumë mundësi të jetë goxha më e lartë. Aty thuhej se gjatë viteve 2020 dhe 2021, «numri total i vdekjeve të shkaktuara drejtpërsëdrejti ose tërthorazi nga pandemia COVID-19 . . . ishte rreth 14,9 milionë». Çfarë thotë Bibla për këto tragjedi therëse?

Bibla parathoshte se do të kishte pandemi vdekjeprurëse

  •   Jezui paratha se do të kishte murtaja, ose «epidemi» sëmundjesh, gjatë periudhës që quhet «ditët e fundit».—Luka 21:11, Bibla ECM; 2 Timoteut 3:1.

 Profecia e Jezuit po përmbushet në ditët tona. Për më shumë informacion, lexo artikullin «Çfarë është shenja e ‘ditëve të fundit’ ose e ‘mbarimit të kohës’?»

Bibla ofron ngushëllim

  •   «Perëndia i çdo ngushëllimi . . . na ngushëllon në të gjitha sprovat tona.»—2 Korintasve 1:3, 4.

 Shumë veta të cilëve vdekja u ka rrëmbyer një njeri të shtrenjtë, kanë gjetur ngushëllim në mesazhin e Biblës. Mëso më shumë për këtë në artikujt «Plaga e pikëllimit—Si ta lehtësosh që sot» dhe «Ndihma më e mirë për të pikëlluarit».

Bibla zbulon zgjidhjen e përhershme

  •   «Ardhtë Mbretëria jote! U bëftë vullneti yt, si në qiell, edhe në tokë!»—Mateu 6:10.

 Së shpejti «Mbretëria e Perëndisë» do të bëjë realitet premtimin e Perëndisë se «asnjë banor nuk do të thotë: ‘Jam sëmurë.’» (Marku 1:14, 15; Isaia 33:24) Shih videon Çfarë është Mbretëria e Perëndisë? që të mësosh për këtë qeveri qiellore dhe se çfarë do të bëjë ajo.

 Të ftojmë të mësosh më shumë se çfarë thotë Bibla, që ti dhe familja jote të nxirrni dobi nga këshillat e saj praktike dhe nga premtimet e bukura që jep për të ardhmen.