Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Justin Paget/​Stone via Getty Images

Epidemia e vetmisë—Çfarë mund të bësh?

Epidemia e vetmisë—Çfarë mund të bësh?
  •   «Rreth gjysma e të rriturve në SHBA raportojnë se ndihen të vetmuar, dhe kjo është veçanërisht e vërtetë për moshat 18-25 vjeçare.»—Epidemia e vetmisë dhe e izolimit: Raporti zyrtar i Këshilltarit Kryesor Mjekësor të SHBA-së për efektet shëruese të marrëdhënieve sociale dhe të komunitetit, 2023.

  •   «[Organizata Botërore e Shëndetësisë] ka njoftuar krijimin e Komisionit për Marrëdhëniet Sociale që të trajtojë problemin e vetmisë si një kërcënim aktual shëndetësor, të nxitë zhvillimin e marrëdhënieve sociale dhe të gjejë zgjidhje për përballimin e vetmisë në çdo vend, pavarësisht nga gjendja e tyre ekonomike.»—Organizata Botërore e Shëndetësisë, 15 nëntor 2023.

 Bibla ofron këshilla praktike që na ndihmojnë të zhvillojmë marrëdhënie të mira me njerëzit.

Parime të Biblës që mund të jenë një ndihmë

 Redukto aktivitetet që të izolojnë nga të tjerët. Në këto aktivitete përfshihet përdorimi i tepërt i mediave sociale. Në vend të kësaj, kërko mundësi për të kaluar kohë me njerëzit dhe të zësh miq të vërtetë.

  •   Parim nga Bibla: «Miku i vërtetë të do në çdo kohë dhe të bëhet vëlla në ditë të vështira.»—Proverbat 17:17.

 Kërko mënyra për të ndihmuar të tjerët. Duke u bërë të mira të tjerëve, jo vetëm forcon lidhjet me ta, por edhe ndihesh më mirë emocionalisht.

  •   Parim nga Bibla: «Ka më shumë lumturi të japësh se të marrësh.»—Veprat 20:35.

 Për më shumë informacion nga Bibla se si të krijosh miqësi të mira, eksploro sitin tonë.