Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

QËNDRONI VIGJILENTË!

Rritja e madhe e inflacionit në mbarë botën—Çfarë thotë Bibla?

Rritja e madhe e inflacionit në mbarë botën—Çfarë thotë Bibla?

 Presidenti i Grupit të Bankës Botërore paralajmëroi në raportin e muajit qershor 2022 se «ekonomia botërore është sërish në rrezik. Këtë herë po përballemi njëkohësisht edhe me inflacion të lartë, edhe me rritje të ngadaltë ekonomike».

 Fondi Monetar Ndërkombëtar vëren se «çmimi i karburantit dhe i ushqimeve është rritur me të shpejtë, duke goditur më rëndë popullsinë e vendeve të varfra».

 Bibla na ndihmon të kuptojmë pse po përballemi me këto probleme të vështira ekonomike, si t’i përballojmë ato dhe çfarë shprese ka për një zgjidhje të përhershme të këtyre problemeve.

Rritja e çmimeve gjatë ‘ditëve të fundit’

  •   Kohët në të cilat po jetojmë, Bibla i quan «ditët e fundit».—2 Timoteut 3:1.

  •   Jezui tha se gjatë kësaj periudhe do të kishte «fenomene të frikshme». (Luka 21:11) Rritja e madhe e inflacionit shkakton frikë. Njerëzit janë të shqetësuar për të ardhmen dhe vrasin mendjen nëse do të jenë në gjendje të plotësojnë nevojat e familjes së tyre.

  •   Libri i Zbulesës e kishte parathënë rritjen e çmimeve të ushqimit gjatë kësaj periudhe. «Dëgjova një zë . . . që thoshte: ‘Një kilogram grurë ose tre kilogramë elb për pagën e një ditë pune.’»—Zbulesa 6:6, Bibla ECM.

 Për të mësuar më shumë për «ditët e fundit» dhe për profecinë në librin e Zbulesës, shiko videon Bota ka ndryshuar rrënjësisht që nga viti 1914 dhe lexo artikullin «Cilët janë katër kalorësit?»

Zgjidhja për të gjitha problemet ekonomike

  •   «Ata do të ndërtojnë shtëpi e do të jetojnë në to, do të mbjellin vreshta e do të hanë frytin e tyre. S’do të ndërtojnë që të banojë një tjetër, s’do të mbjellin që të hajë një tjetër.»—Isaia 65:21, 22.

  •   «Në tokë do të ketë drithë me bollëk e në majat e maleve drithi do të vërshojë.»—Psalmi 72:16.

  •   «Të munduarit shtypen, të varfrit psherëtijnë, ndaj unë do të ngrihem,—thotë Jehovai.»—Psalmi 12:5. a

 Së shpejti, Perëndia do t’u japë fund kushteve të padrejta ekonomike, jo vetëm në një shtet, por në të gjithë botën. Për të kuptuar si do ta bëjë këtë, lexo artikullin «A mund të shpresojmë për një sistem ekonomik të drejtë?»

 Madje që sot, Bibla mund të të ndihmojë të përballosh rritjen e çmimeve. Si? Ajo ka sugjerime praktike si t’i përdorësh me mençuri të ardhurat. (Proverbat 23:4, 5; Eklisiastiu 7:12) Për të mësuar më shumë, lexo artikujt «Ruaj të ardhurat dhe gjërat që zotëron» dhe «Si t’ia dalësh me më pak të ardhura».

a Jehova është emri i Perëndisë.—Psalmi 83:18.