FUSHATA E PËRKUJTIMIT
Jezui do t’u japë fund luftërave
Kur ishte në tokë, Jezui shfaqi dashuri të jashtëzakonshme për njerëzit. Dashuria e tij shkoi deri aty sa dha edhe jetën për ta. (Mateu 20:28; Gjoni 15:13) Shumë shpejt, ai do të tregojë përsëri dashuri për njerëzit duke përdorur autoritetin e tij si Mbreti i Mbretërisë së Perëndisë, ‘për të shuar luftërat anembanë tokës’.—Psalmi 46:9.
Ja si e përshkruan Bibla atë që do të bëjë Jezui:
«Ai do ta çlirojë të varfrin që thërret për ndihmë, si edhe të përvuajturin e këdo që s’ka kush e ndihmon. Atij do t’i dhimbset i përvuajturi dhe i varfri; ai do t’ua shpëtojë jetën të varfërve. Do t’i çlirojë nga shtypja dhe dhuna.»—Psalmi 72:12-14.
Si mund ta tregojmë çmueshmërinë për gjithë sa ka bërë Jezui dhe për atë që do të bëjë për ne? Te Luka 22:19, Jezui u tha dishepujve të kujtonin vdekjen e tij. Ja pse çdo vit, në përvjetorin e vdekjes së tij, ne si Dëshmitarë të Jehovait mblidhemi së bashku. Të ftojmë të bashkohesh me ne të dielën më 24 mars 2024, për të ndjekur Përkujtimin e vdekjes së Jezuit.