Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

QËNDRONI VIGJILENTË!

Lufta në Ukrainë përkeqëson krizën globale të ushqimit

Lufta në Ukrainë përkeqëson krizën globale të ushqimit

 Më 19 maj 2022, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara dëgjoi nga mbi 75 zyrtarë të lartë se «një krizë globale e ushqimit që u krijua tashmë si pasojë e pandemisë COVID-19 dhe e ndryshimeve klimatike, po përkeqësohet aq shumë për shkak të luftës në Ukrainë, sa po çon në zi buke disa vende të botës». Shpejt pas kësaj, revista The Economist deklaroi se «lufta po e drejton këtë botë të brishtë drejt urisë masive». Bibla e kishte parathënë se në kohën tonë do të kishte mungesa ushqimi, por ofron edhe ndihmë si ta përballojmë këtë fenomen.

Bibla e kishte parathënë krizën e ushqimeve

  •   Jezui profetizoi: «Do të ngrihet komb kundër kombi dhe mbretëri kundër mbretërie e do të ketë mungesa ushqimi.»Mateu 24:7.

  •   Një nga librat e Biblës, libri i Zbulesës, përshkruan 4 kalorës simbolikë. Një prej tyre simbolizon luftën. Pas tij vjen ai që simbolizon urinë, një periudhë kohore kur ushqimi do të gjendej me vështirësi dhe çmimet do të ishin të papërballueshme. «Pashë rreth e rrotull dhe vura re një kalë të zi. Kalorësi i tij kishte në dorë peshoren. Atëherë dëgjova një zë . . . që thoshte: ‘Një kilogram grurë ose tre kilogramë elb për pagën e një ditë pune.’»—Zbulesa 6:5, 6, Bibla ECM.

 Këto profeci të Biblës për krizën e ushqimit po përmbushen sot gjatë kohës që Bibla e quan «ditët e fundit». (2 Timoteut 3:1) Që të mësosh më shumë për «ditët e fundit» dhe për kalërimin e katër kalorësve të Zbulesës, shih videon Bota ka ndryshuar rrënjësisht që nga viti 1914 dhe lexo artikullin «Cilët janë katër kalorësit?»

Si mund të ndihmojë Bibla

  •   Bibla përmban këshilla praktike, të cilat mund të na ndihmojnë t’ia dalim mbanë në rrethana sfiduese, ku përfshihet edhe rritja e çmimit të ushqimeve ose mungesa e ushqimit. Shih disa shembuj në artikullin «Si t’ia dalësh me më pak të ardhura».

  •   Gjithashtu, Bibla na jep shpresë se gjërat do të përmirësohen. Ajo premton një kohë kur «në tokë do të ketë drithë me bollëk» dhe gjithkush do të ketë ushqim sa të dojë. (Psalmi 72:16) Që të mësosh më shumë se çfarë shprese ofron Bibla për të ardhmen dhe pse mund t’i besosh asaj, lexo artikullin «Shpresë e sigurt për një të ardhme më të mirë».