QËNDRONI VIGJILENTË!
Kujt mund t’i besosh?—Çfarë thotë Bibla?
Njerëzit zhgënjehen kur ata që supozohet të jenë të besueshëm, i presin në besë. Shumë veta e kanë humbur besimin te . . .
liderët politikë që vendosin interesat e tyre para nevojave të popullit.
media që i raporton lajmet në mënyrë të anshme dhe të pasaktë.
shkencëtarët që nuk bëjnë atë që është më e mira për njerëzit.
udhëheqësit fetarë që janë përfshirë kokë e këmbë në çështje politike, në vend që të veprojnë si përfaqësues të Zotit.
Ja pse, me të drejtë, njerëzit mendohen mirë para se t’i besojnë dikujt. Bibla paralajmëron:
«Mos u beso atyre që kanë pushtet dhe influencë! Edhe ata janë veçse njerëz e nuk mund t’ju ndihmojnë.»—Psalmi 146:3, Bibla ECM.
Dikush që mund t’i besosh
Bibla tregon se kush është i denjë për besimin tënd: Jezu Krishti. Ai nuk është thjesht një njeri i mirë që ka jetuar shekuj më parë. Perëndia e ka caktuar Jezuin që «të mbretërojë . . . , dhe Mbretëria e tij s’do të ketë fund». (Luka 1:32, 33) Jezui është Mbreti i Mbretërisë së Perëndisë, një qeveri që sot mbretëron nga qielli.—Mateu 6:10.
Që të mësosh pse mund t’i besosh Jezuit, lexo artikujt «Kush është Mbreti i Mbretërisë së Perëndisë?» dhe «Çfarë do të realizojë Mbretëria e Perëndisë?»