Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

sinceLF/​E+ via Getty Images

QËNDRONI VIGJILENTË!

Kush do t’i shpëtojë civilët?—Çfarë thotë Bibla?

Kush do t’i shpëtojë civilët?—Çfarë thotë Bibla?

 Kombet e Bashkuara raportojnë se:

  •   Nga data 7 tetor deri më 23 tetor 2023, konflikti Gazë-Izrael u ka marrë jetën mbi 6.400 vetave dhe ka plagosur 15.200 të tjerë. Shumë prej tyre ishin civilë. Përveç kësaj, qindra mijë njerëz janë evakuar.

  •   Deri më 24 shtator 2023, lufta mes Rusisë dhe Ukrainës ka lënë të vrarë 9.701 civilë dhe ka plagosur 17.748 të tjerë në Ukrainë.

 Çfarë shprese u ofron Bibla atyre që vuajnë për shkak të luftës?

Arsye për shpresë

 Bibla parathotë se Perëndia ‘do t’i shuajë luftërat anembanë tokës’. (Psalmi 46:9) Me anë të qeverisë së tij qiellore, pra Mbretërisë së tij, ai do t’i zëvendësojë të gjitha qeveritë njerëzore. (Danieli 2:44) Mbretëria e Perëndisë do t’u japë fund vuajtjeve dhe do të sjellë paqe në botë.

 Ja çfarë do të bëjë Jezu Krishti, Mbreti i Mbretërisë së Perëndisë:

  •   «Ai do ta çlirojë të varfrin që thërret për ndihmë, si edhe të përvuajturin e këdo që s’ka kush e ndihmon. Atij do t’i dhimbset i përvuajturi dhe i varfri; ai do t’ua shpëtojë jetën të varfërve. Do t’i çlirojë nga shtypja dhe dhuna.»—Psalmi 72:12-14.

 Nëpërmjet Mbretërisë së tij, Perëndia do të zhbëjë plotësisht mjerimin e vuajtjet që sjellin luftërat dhe dhuna.

  •   «Ai do të fshijë çdo lot nga sytë e tyre dhe nuk do të ketë më vdekje. Nuk do të ketë më as vajtim, as klithmë, as dhembje. Gjërat e mëparshme shkuan.»—Zbulesa 21:4.

 Shumë shpejt, Mbretëria e Perëndisë do ta marrë nën kontroll situatën në tokë. Bibla i kishte parathënë ‘luftërat dhe lajmet e luftërave’ që i shohim sot. (Mateu 24:6) Luftërat dhe shumë ngjarje të tjera tregojnë se po jetojmë «në ditët e fundit» të sundimit njerëzor.—2 Timoteut 3:1.