Luftoje vetminë duke lidhur miqësi—Si mund të të ndihmojë Bibla?
Në vitin 2023, lufta kundër vetmisë u vu në qendër të vëmendjes nga institucionet e shëndetit në mbarë botën. A mund të fitohet kjo luftë?
«Vetmia dhe izolimi përbëjnë kërcënime serioze për shëndetin dhe mirëqenien tonë,—thotë dr. Vivek Mërthi, Këshilltari Kryesor Mjekësor i SHBA-së.—Megjithatë, ne e kemi potencialin për t’iu përgjigjur këtij kërcënimi.» Si? «Duke ndërmarrë hapa të vegjël ditë pas dite për të forcuar miqësitë tona.» a
Vetmia nuk shkaktohet vetëm nga izolimi. Disa mund të ndihen të vetmuar, edhe kur janë mes shumë njerëzve. Cilido qoftë shkaku i vetmisë sonë, Bibla mund të na ndihmojë. Ajo përmban këshilla praktike si të forcojmë miqësitë tona, dhe këto do të na ndihmojnë të mposhtim ndjenjat e vetmisë.
Parime praktike nga Bibla
Ji komunikues i mirë. Kjo nuk do të thotë vetëm të flasësh për ndjenjat e tua, por edhe të jesh dëgjues i mirë. Sa më shumë interes t’u tregosh të tjerëve, aq më të forta do të jenë miqësitë e tua.
Parim nga Bibla: «Mos kërkoni vetëm të mirën tuaj, por edhe të mirën e të tjerëve.»—Filipianëve 2:4, Dom Simon Filipaj.
Zgjero rrethin e miqve. Ji i hapur ndaj mundësisë për të lidhur miqësi me njerëz që janë më të mëdhenj a më të vegjël se ty, ose që kanë prejardhje të ndryshme kulturore a kombëtare.
Parim nga Bibla: «Hapini plotësisht dyert e zemrës.»—2 Korintasve 6:13.
Për më shumë informacion se si të krijosh miqësi të ngushta me të tjerët, lexo artikullin «Të plotësojmë dëshirën e zjarrtë për miqësi».
a Epidemia e vetmisë dhe e izolimit: Raporti zyrtar i Këshilltarit Kryesor Mjekësor të SHBA-së për efektet shëruese të marrëdhënieve sociale dhe të komunitetit, 2023.