Zbulim arkeologjik që mbreti David është personazh historik
Sipas Biblës, mbreti David i Izraelit jetoi në shekullin e 11-të p.e.s. dhe dinastia e tij mbretëroi për qindra vjet. Por disa kritikë kanë argumentuar se Davidi është një mit, një legjendë e krijuar nga njerëzit shumë kohë më vonë. A ka ekzistuar vërtet mbreti David?
Në vitin 1993, arkeologu Avraham Birani dhe skuadra e tij zbuluan një fragment guri në Tel-Dan, në veri të Izraelit, me një mbishkrim që i referohet «dinastisë së Davidit». Mbishkrimi i lashtë semitik është i shekullit të 9-të p.e.s. Me sa duket ishte pjesë e një monumenti të ngritur prej aramaitëve në mburrje të fitoreve kundër izraelitëve.
Një artikull në Bible History Daily thotë: «Mbishkrimi ‘dinastia e Davidit’ ka skeptikët e tij . . . Megjithatë, shumica e studiuesve dhe arkeologëve biblikë e pranojnë menjëherë se shtyllëza e Tel-Danit përbën provën e parë të vërtetë për personazhin historik të Davidit që përmendet në Bibël, duke e bërë një nga zbulimet arkeologjike biblike më të arrira të raportuara në BAR [Biblical Archaeology Review].»