Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

kovop58/stock.adobe.com

QËNDRONI VIGJILENTË!

A mund ta bashkojnë vërtet njerëzimin Lojërat Olimpike?—⁠Çfarë thotë Bibla?

A mund ta bashkojnë vërtet njerëzimin Lojërat Olimpike?—⁠Çfarë thotë Bibla?

 Gjatë vitit 2024, rreth 5 miliardë njerëz po shohin Lojërat Olimpike Verore ku marrin pjesë atletë nga 206 vende të botës. «Jemi pjesë e një eventi që e bashkon botën në paqe,—tha Tomas Bah, presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.—Le të lartësojmë frymën që promovojnë Lojërat Olimpike, e cila na nxit të jetojmë në paqe, të bashkuar si një njerëzim i vetëm, pavarësisht nga diversiteti ynë.»

 A mund ta arrijnë Lojërat Olimpike këtë synim kaq fisnik? A do të gëzojmë ndonjëherë paqe e unitet të vërtetë?

A janë vërtet burim paqeje e uniteti?

 Lojërat Olimpike të këtij viti i kanë bërë njerëzit të mendojnë përtej sportit. Ato kanë sjellë në vëmendje çështje sociale e politike që shkaktojnë përçarje. Këtu përfshihen të drejtat e njeriut, racizmi, diskriminimi fetar dhe pabarazia.

 Eventet ndërkombëtare sportive si, për shembull, Lojërat Olimpike ofrojnë zbavitje. Megjithatë, në këto evente nxiten dhe dalin në pah edhe qëndrime e veprime që, në vend se të promovojnë paqe e unitet, faktikisht sjellin përçarje.

 Bibla paratha se njerëzit do të shfaqnin qëndrime që do ta bënin shumë të vështirë unitetin sot. (2 Timoteut 3:1-5) Që të mësosh më shumë për këtë profeci të Biblës, lexo artikullin: «A e kishte parathënë Bibla si do të mendonin e si do të vepronin njerëzit sot?»

Shpresa e vërtetë për paqe dhe unitet

 Bibla flet për një shpresë reale se në mbarë tokën do të arrihet paqja e uniteti. Ajo premton se i gjithë njerëzimi do të jetë i bashkuar nën një qeveri qiellore që quhet ‘Mbretëria e Perëndisë’.—Luka 4:43; Mateu 6:10.

 Mbreti i kësaj Mbretërie, Jezu Krishti, do të sjellë paqe në çdo cep të tokës. Bibla thotë:

  •   «I drejti do të lulëzojë dhe do të ketë paqe pa fund.»—Psalmi 72:7.

  •   «Ai do ta çlirojë të varfrin që thërret për ndihmë. . . . Do t’i çlirojë nga shtypja dhe dhuna.»—Psalmi 72:12, 14.

 Që sot, mësimet e Jezuit kanë bashkuar miliona njerëz nga 239 vende të globit. Dëshmitarët e Jehovait anekënd botës kanë mësuar të jenë paqësorë. Për të parë si arrihet kjo, lexo revistën Kulla e Rojës me titull «Fundi i rrethit vicioz të urrejtjes».