Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Pawel Gluza/500Px Plus/Getty Images

QËNDRONI VIGJILENTË!

Numri i kafshëve të egra bie me 73% brenda një gjysmë shekulli—⁠Çfarë thotë Bibla?

Numri i kafshëve të egra bie me 73% brenda një gjysmë shekulli—⁠Çfarë thotë Bibla?

 Më 9 tetor 2024, Fondi Botëror për Natyrën publikoi një raport shokues për ndikimin që ka aktiviteti i njeriut te bota e egër. Ai zbuloi se «gjatë 50 viteve të fundit (1970-2020), numri mesatar i monitoruar i popullatës së kafshëve ka rënë me 73%». Raporti paralajmëronte: «Nuk e ekzagjerojmë po të themi se ajo që do të ndodhë në 5 vitet e ardhshme do të përcaktojë të ardhmen e jetës në Tokë.»

 Me të drejtë, mjaft njerëz tronditen nga raporte të tilla. E duam shumë planetin tonë të bukur dhe na dhemb kur shohim botën e egër të vuajë. Ndihemi kështu sepse Perëndia dëshiron që ne të kujdesemi për kafshët.—Zanafilla 1:27, 28; Proverbat 12:10.

 Prandaj, mbase pyet veten: «A do të arrijmë t’i mbrojmë dot kafshët? Çfarë thotë Bibla?»

Një shpresë për të ardhmen

 Sado të përpiqemi ne t’i shpëtojmë kafshët, vetëm Perëndia mund t’i sigurojë mbrojtjen e duhur botës së egër. Te Zbulesa 11:18 Bibla parathotë se Perëndia ‘do të shkatërrojë ata që shkatërrojnë tokën’. Ky varg na mëson 2 gjëra:

  1.  1. Zoti nuk do t’i lejojë njerëzit ta shkatërrojnë ose ta rrënojnë plotësisht tokën.

  2.  2. Së shpejti Perëndia do të ndërhyjë. Nga e dimë këtë? Rreziku që njeriu ta shkatërrojë tokën nuk ka qenë kurrë më parë kaq real.

 Çfarë do të bëjë Perëndia për t’i dhënë zgjidhje këtij problemi? Ai do të përdorë qeverinë e tij qiellore, pra Mbretërinë e tij, për të qeverisur mbarë tokën. (Mateu 6:10) Kjo qeveri do t’u sigurojë njerëzve të bindur arsimimin dhe stërvitjen që u duhet për t’u kujdesur e për të mbrojtur botën e egër në tokë.—Isaia 11:9.