Politikanë të korruptuar: Çfarë do të bëjë Mbretëria e Perëndisë
Njerëzit duan për liderë, qeveritarë të cilëve mund t’u zënë besë; janë të lodhur nga politikanët e korruptuar. Një sondazh global i botuar më 2023, i klasifikoi liderët qeveritarë si grupi i njerëzve më pak të besueshëm. a
Bibla flet për një qeveri, Lideri i së cilës është tërësisht i besueshëm, i ndershëm dhe i pastër nga çdo formë korrupsioni. Kjo qeveri është Mbretëria e Perëndisë dhe ka si Lider Jezu Krishtin.—Isaia 9:7.
Jezui ka dhënë prova se ka merak të sinqertë për njerëzit. (Mateu 9:35, 36) Si Mbret i Mbretërisë së Perëndisë do të vendosë drejtësi dhe paqe për të gjithë ata që e pranojnë lidershipin e tij.—Psalmi 72:12-14.
a 2023 Edelman Trust Barometer Global Report.