Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

TheCrimsonMonkey/​E+ via Getty Images

Problemet e mjedisit: Çfarë do të bëjë Mbretëria e Perëndisë

Problemet e mjedisit: Çfarë do të bëjë Mbretëria e Perëndisë

 «Emergjenca klimatike po u shkakton stres të madh njerëzve, qyteteve dhe ekosistemeve. Si pasojë e ndryshimeve klimatike, stuhitë po bëhen gjithnjë e më të fuqishme e po shkatërrojnë shtëpi dhe zotërime në të gjithë botën. Ngrohja e oqeaneve mund të shkaktojë zhdukjen e shumë llojeve detare.»—Inger Andersen, nënsekretare e përgjithshme e Kombeve të Bashkuara dhe drejtore ekzekutive e Programit të Mjedisit për OKB-në, 25 korrik 2023.

 A do t’ia dalin qeveritë të bashkëpunojnë në zgjidhjen e këtyre problemeve globale? A janë në gjendje t’i zgjidhin një herë e mirë?

 Bibla flet për një qeveri që mund dhe do t’u japë zgjidhje të gjitha problemeve të mjedisit që ekzistojnë sot. Ajo thotë se «Perëndia i qiellit do të vendosë një mbretëri» ose një qeveri që do të administrojë të gjitha çështjet e botës. (Danieli 2:44) Nën këtë qeveri me shtrirje botërore, njerëzit ‘nuk do të bëjnë asnjë dëm dhe nuk do të prishin asgjë’, pra nuk do të dëmtojnë njëri-tjetrit ose planetin Tokë.—Isaia 11:9.