Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Francesco Carta fotografo/Moment via Getty Images

Vetmia, problem që shtohet dita-ditës—⁠Çfarë thotë Bibla?

Vetmia, problem që shtohet dita-ditës—⁠Çfarë thotë Bibla?

 Sipas një raporti global të kohëve të fundit, a rreth 1 në 4 njerëz ndihen të vetmuar.

  •   «Izolimi social mund të prekë këdo, në çdo moshë e në çdo vend.»​—Çido Mpemba, bashkëdrejtuese e Komisionit për Marrëdhëniet Sociale të OBSH-së.

 Ndryshe nga ç’mund të mendojnë shumë njerëz, vetmia nuk prek vetëm të moshuarit ose ata që jetojnë vetëm, por edhe të rinjtë, të shëndetshmit, të suksesshmit dhe të martuarit. Izolimi social dhe vetmia mund të dëmtojnë rëndë shëndetin fizik dhe emocional të dikujt.

  •   «Vetmia është shumë më tepër sesa një parehati emocionale»,—thotë dr. Vivek Mërthi, Këshilltari Kryesor Mjekësor i SHBA-së. Ai shton: «Vdekshmëria që shkakton veçimi social është e ngjashme me atë që shkakton pirja e 15 cigareve në ditë.»

Çfarë thotë Bibla?

 Krijuesi ynë nuk dëshiron që të jemi të veçuar nga të tjerët. Qëllimi i tij ka qenë gjithmonë që njerëzit të shijojnë shoqëri të mira e të kënaqshme.

  •   Parim nga Bibla: «Perëndia Jehova tha: ‘Nuk është mirë që njeriu të mbetet vetëm.’»​—Zanafilla 2:18.

 Zoti dëshiron që të krijojmë miqësi me të. Ai premton se do të na afrohet nëse përpiqemi t’i afrohemi atij.​—Jakovi 4:8.

  •   Parim nga Bibla: «Lum ata që e kuptojnë se kanë nevojë për Perëndinë, sepse atyre u përket Mbretëria e qiejve!»​—Mateu 5:3.

 Perëndia dëshiron që ta adhurojmë së bashku me të tjerët. Kjo do të na ndihmojë të ndihemi mirë emocionalisht.

  •   Parim nga Bibla: «Le të interesohemi për njëri-tjetrin, që të nxitemi për të shfaqur dashuri dhe për të bërë vepra të shkëlqyera, e të mos i lëmë pas dore mbledhjet tona, . . . por t’i japim zemër njëri-tjetrit.»​—Hebrenjve 10:24, 25.

 Për më shumë informacion se sa e rëndësishme është të luftojmë vetminë, lexo artikullin «Vetmi ndonëse të rrethuar nga mjetet e komunikimit».

a The Global State of Social Connections, nga Meta and Gallup, 2023.