Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

QËNDRONI VIGJILENTË!

Pse po i përçan politika njerëzit?—Çfarë thotë Bibla?

Pse po i përçan politika njerëzit?—Çfarë thotë Bibla?

 Në mbarë botën, mjaft kombe janë të përçara politikisht. Sipas një sondazhi të zhvilluar në vitin 2022, «65% e njerëzve në 19 vende ku u krye sondazhi thanë se, në vendin e tyre, ka mosmarrëveshje të forta ose tepër të forta ndërmjet përkrahësve të partive të ndryshme politike».—Pew Research Center.

 A ke vënë re se politika po i përçan gjithnjë e më shumë njerëzit në vendin tënd? Pse ndodh kjo? A ka një zgjidhje? Shqyrto çfarë thotë Bibla.

Qëndrime që shkaktojnë përçarje

 Bibla paratha se në kohën tonë, të cilën ajo e quan «ditët e fundit», shumë njerëz do të kishin qëndrime që do ta bënin të pamundur unitetin.

  •   «Në ditët e fundit do të ketë kohë kritike, të vështira për t’u përballuar. Njerëzit do të jenë të dashuruar me veten, . . . nuk do të jenë të gatshëm për asnjë marrëveshje.»—2 Timoteut 3:1-3.

 Megjithëse mjaft njerëz punojnë fort që qeveritë të jenë të suksesshme, kjo nuk po ndodh. Njerëzit me pikëpamje të kundërta e kanë të vështirë, madje të pamundur, që të bashkëpunojnë për të zgjidhur problemet. Dhe rezultati vërteton atë që tha Bibla shumë kohë më parë.

  •   «Njeriu ka sunduar mbi njeriun në dëm të tij.»—Eklisiastiu 8:9.

 Megjithatë Bibla tregon zgjidhjen: një qeveri e udhëhequr nga një lider që mund t’u japë fund problemeve që kanë pllakosur shoqërinë sot.

Një lider i kualifikuar që na do

 Bibla flet për një lider që ka aftësi unike për të zgjidhur problemet: Jezu Krishti. Jezui ka fuqinë, autoritetin dhe dëshirën për t’i sjellë unitet dhe paqe gjithë njerëzimit.

  •   «Në ditët e tij i drejti do të lulëzojë dhe do të ketë paqe pa fund.»—Psalmi 72:7.

  •   «Të gjitha kombet do t’i shërbejnë.»—Psalmi 72:11.

 Jezui është udhëheqës ideal, sepse i do njerëzit dhe dëshiron që t’i ndihmojë, sidomos ata që trajtohen padrejtësisht.

  •   «Ai do ta çlirojë të varfrin që thërret për ndihmë, si edhe të përvuajturin e këdo që s’ka kush e ndihmon. Atij do t’i dhimbset i përvuajturi dhe i varfri; ai do t’ua shpëtojë jetën të varfërve. Do t’i çlirojë nga shtypja dhe dhuna.»—Psalmi 72:12-14.

 Mëso më shumë për Mbretërinë e Perëndisë, qeverinë qiellore që drejton Jezui. Zbulo si të sjell dobi qeverisja e tij dhe si mund ta përkrahësh.