Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Yan Zabolotnyi/stock.adobe.com

QËNDRONI VIGJILENTË!

Rritet kriminaliteti në gjithë botën—⁠Çfarë thotë Bibla?

Rritet kriminaliteti në gjithë botën—⁠Çfarë thotë Bibla?

 Bandat e dhunshme bëjnë kërdinë në Haiti. Ndërsa në Afrikën e Jugut, Meksikë dhe në vende të tjera të Amerikës Latine, krimet po u shkaktojnë vuajtje të tmerrshme shumë njerëzve. Edhe në ato vende ku tani ka më pak dhunë, njerëzit akoma ndihen të pasigurt dhe në ankth nga lajmet që raportojnë krime të tilla, si vjedhje, vandalizëm dhe vënie zjarri.

 Çfarë thotë Bibla për krimet e ligësitë që shohim sot në gjithë botën?

Çfarë parathotë Bibla për kriminalitetin?

 Bibla parathotë se ligësia do të ishte pjesë e shenjës së «përfundimit të sistemit». (Mateu 24:3) Kur Jezu Krishti përshkroi ngjarjet që do të përbënin atë shenjë, tha:

  •   «Për shkak të rritjes së ligësisë, dashuria e shumicës do të ftohet.»—Mateu 24:12.

 Gjithashtu Bibla parathotë se në «ditët e fundit», njerëzit do të jenë «pa vetëkontroll, të egër, pa dashuri për mirësinë». (2 Timoteut 3:1-5) Karakteristika të tilla egoiste u kontribuojnë krimeve dhe ligësive që shohim sot.

 Por kemi arsye për të shpresuar, sepse Bibla premton se së shpejti nuk do të ketë më krime.

  •   «Edhe pak dhe të ligjtë nuk do të jenë më; do të shohësh vendin ku ishin dikur, por ata nuk do të jenë më. Kurse zemërbutët do të trashëgojnë tokën dhe do t’u kënaqet shpirti me paqen e pafund.»—Psalmi 37:10, 11.

 Mëso më shumë për shpresën që jep Bibla dhe pse mund të jesh i sigurt se ngjarjet që shohim sot po plotësojnë profecitë e saj. Lexo këta artikuj:

 «Shpresë e sigurt për një të ardhme më të mirë»

 «Çfarë është shenja e ‘ditëve të fundit’ ose e ‘mbarimit të kohës’?»

 «A e kishte parathënë Bibla si do të mendonin e si do të vepronin njerëzit sot?»