Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

QËNDRONI VIGJILENTË!

Sulm me armë zjarri në shkollë—Çfarë thotë Bibla?

Sulm me armë zjarri në shkollë—Çfarë thotë Bibla?

 Më 24 maj 2022, një tragjedi e rëndë përfshiu qytetin e vogël të Uvaldes, Teksas, SHBA. Sipas The New York Times, «një djalë i armatosur vrau 19 fëmijë dhe dy mësuese . . . në shkollën fillore ‘Robb’».

 Mjerisht, ngjarje të tilla makabre ndodhin shumë shpesh. Sipas një raporti të USA Today, vetëm në Shtetet e Bashkuara, «ndodhën 249 sulme me armë zjarri nëpër shkolla vitin e kaluar—më shumë se çdo vit tjetër, të paktën që nga viti 1970».

 Pse ndodhin masakra të tilla? Si mund t’i përballojmë këto akte mizore? A mund të shpresojmë që dhuna të marrë fund një ditë? Përgjigjet i gjejmë në Bibël.

Pse dhuna në botë po shtohet dita-ditës?

 Shumë njerëz pyesin veten: «Pse nuk ndërhyn Perëndia që të mos ndodhin ngjarje të tilla të tmerrshme, si sulmet nëpër shkolla?» Për të gjetur përgjigjen që jep Bibla, lexo artikullin «Njerëzve të mirë u ndodhin të këqija—Pse?»

Si mund t’i përballojmë këto ngjarje mizore?

  •   «Gjithçka që u shkrua kohë më parë, u shkrua për mësimin tonë, që, . . . me anë të ngushëllimit nga Shkrimet, të kemi shpresë.»—Romakëve 15:4.

 Parimet e Biblës mund të të ndihmojnë t’i bësh ballë kësaj bote të dhunshme. Për më shumë informacion, shih revistën Zgjohuni! me titull «A do të marrë fund dhuna ndonjëherë?»

 Si mund t’i ndihmojnë prindërit fëmijët e tyre të përballojnë lajmet e frikshme? Tek artikulli «Lajmet tronditëse dhe fëmijët» mund të gjesh sugjerime praktike.

A do të marrë fund ndonjëherë dhuna?

  •   «[Ai] do t’i çlirojë nga shtypja dhe dhuna.»—Psalmi 72:14.

  •   «Ata do t’i shndërrojnë shpatat në plore dhe heshtat në kiza për krasitje. Kombet nuk do ta ngrenë shpatën kundër njëri-tjetrit, dhe as do të mësojnë më të luftojnë.»—Mikea 4:3.

 Perëndia do të bëjë realitet atë që njerëzit nuk e arrijnë dot. Qeveria e Tij qiellore, që quhet Mbretëria e Perëndisë, do t’i eliminojë të gjitha armët dhe do t’i japë fund dhunës njëherë e mirë. Që të mësosh më shumë se çfarë do të realizojë kjo Mbretëri, lexo artikullin «Nën Mbretërinë e Perëndisë ‘paqja do të jetë pa fund’».