Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Brais Seara/​Moment via Getty Images

QËNDRONI VIGJILENTË!

Thatësirat ekstreme—Çfarë thotë Bibla?

Thatësirat ekstreme—Çfarë thotë Bibla?
  •   «Kina raporton valën ‘më të rëndë’ të të nxehtit dhe verën e tretë më të thatë të regjistruar ndonjëherë.»—The Guardian, 7 shtator 2022.

  •   «Sipas parashikimeve, një pjesë e Afrikës do të goditet nga thatësira të tmerrshme për të pestin vit radhazi.»—UN News, 26 gusht 2022.

  •   «Dy të tretat e Evropës rrezikon të vuajë nga thatësira, që ka shumë të ngjarë të jetë më e rënda në 500 vitet e fundit.»—BBC News, 23 gusht 2022.

 Mjaft ekspertë parashikojnë se thatësira të tilla do të vazhdojnë e madje do të përkeqësohen. A mund të shpresojmë për një të ardhme më të mirë? Çfarë thotë Bibla?

Thatësirat dhe profecitë e Biblës

 Bibla paratha se në kohën tonë:

  •   «Do të ketë mungesa ushqimi . . . nga njëri vend në tjetrin.»Mateu 24:7.

 Shpesh, thatësirat sjellin mungesa ushqimi. Mungesa e ushqimit, si edhe vuajtjet e vdekjet që shkakton ajo, përmbushin profecitë e Biblës.—Zbulesa 6:6, 8.

Pse po përkeqësohen thatësirat

 Bibla zbulon një arsye kryesore pse po përjetojmë thatësira gjithnjë e më të rënda. Ajo thotë:

  •   «Njeriut që ecën, nuk i takon as të drejtojë hapat e tij.»Jeremia 10:23.

 Kjo do të thotë se njerëzit nuk mund ‘t’i drejtojnë hapat e tyre’ me sukses, pra të vetëqeverisen. Shpesh, keqmenaxhimi shkakton thatësira dhe mungesa uji.

  •   Shumica e shkencëtarëve janë dakord se aktiviteti i njeriut ka çuar në ngrohje globale, e cila ka sjellë si pasojë gjithnjë e më shumë thatësira në mbarë botën.

  •   Lakmia dhe politikat dritëshkurtra shkaktojnë shpyllëzim, ndotje dhe keqpërdorim të burimeve natyrore, duke vënë në rrezik burimet e çmuara të ujit.

 Pavarësisht nga këto, Bibla na jep shpresë.

A ka shpresë për të ardhmen?

 Bibla premton se Zoti do ta zgjidhë krizën aktuale të ujit. Si?

  1.  1. Perëndia ‘do të shkatërrojë ata që shkatërrojnë tokën’. (Zbulesa 11:18) Ai do të zhdukë një nga shkaqet e mungesës së ujit—njerëzit e ligj e lakmitarë që dëmtojnë mjedisin.—2 Timoteut 3:1, 2.

  2.  2. «Toka e zhuritur do të kthehet në pellg me kallamishte.» (Isaia 35:1, 6, 7) Zoti do të zhbëjë dëmin që kanë shkaktuar thatësirat dhe do ta kthejë planetin tonë në një parajsë të mirujitur.

  3.  3. «Ti kujdesesh për tokën, e bën të frytshme e shumë të begatë.» (Psalmi 65:9) Me bekimin e Perëndisë, toka do të sigurojë me bollëk ushqim të mirë dhe ujë të pastër për të gjithë.