Albumi i dytë me foto nga Britania (shtator 2015-gusht 2016)
Dëshmitarët e Jehovait në Britani po e transferojnë zyrën e degës nga Mill Hilli, Londër, në një vend pranë qytetit të Çelmsfordit, Eseks, rreth 70 kilometra në lindje. Në këtë album me foto tregohet progresi i ndërtimit të zyrës së re të degës nga shtatori 2015 deri në gusht 2016.
29 tetor 2015—Kantieri mbështetës
Punëtorë që betonojnë pjesën përballë një garazhi ku do të bëhet servisi i makinerive të ndërtimit.
9 dhjetor 2015—Kantieri mbështetës
Kontraktues duke vënë panele për çatinë e një godine që, gjatë ndërtimit, do të përdoret për zyra dhe për sallë ngrënieje.
18 janar 2016—Kantieri mbështetës
Në hyrjen kryesore, një vullnetar që punon me ekskavator që ka një pajisje për prerjen e pemëve. Në fillim e mbërthen pemën, e pret dhe e transporton tutje. Para se të përfundojë projekti, do të mbillen mijëra pemë për të zëvendësuar ato që janë prerë.
31 mars 2016—Kantieri i degës
Punëtorët pastrojnë tokën nga mbetje të lëna nga pronari i mëparshëm. Pasi të jetë pastruar, mund të përdoret sërish.
14 prill 2016—Kantieri i degës
Punëtorë që përgatiten të ngrenë me vinç kabina të përkohshme. Si ekipi i përhershëm i ndërtimit, edhe kontraktuesit do t’i përdorin këto kabina për zyra dhe për shërbime të ndryshme.
5 maj 2016—Kantieri i degës
Punëtorët seleksionojnë materiale të riciklueshme duke i futur në kazanët përkatës. Synimi i Komitetit të Projektit të Ndërtimit është të heqin nga landfilli 95 për qind të mbetjeve të parrezikshme, por po tejkalohet. Përveç kësaj, 89 për qind e gjithë mbetjeve nga shembjet, si për shembull, tulla, beton dhe lëndë drusore—janë përdorur sërish në një zonë tjetër të kantierit.
23 maj 2016—Kantieri mbështetës
Një punëtore mbush një kanal ku kalojnë tubacione të ndryshme, të cilat do t’u shërbejnë ndërtesave të përkohshme të punëtorëve.
26 maj 2016—Kantieri i degës
Një kontraktues mbledh kampionë dheu për të përcaktuar nëse mund të përdoret për të shtruar rrugët nëpër kantier.
31 maj 2016—Projekti i degës
Më 31 maj 2016 ky projekt u miratua nga Trupi Udhëheqës i Dëshmitarëve të Jehovait. Ky miratim bashkë me lejet paraprake urbanistike nga organet vendore, i hapën dritën jeshile zbatimit të projektit.
16 qershor 2016—Kantieri i degës
Punëtorët pastrojnë dheun e kantierit nga lëndët e padëshiruara. Më pas, dheu mund të përdoret sërish diku tjetër. Kështu kursehet, sepse as hiqet dheu nga kantieri, as blihet material zëvendësues.
20 qershor 2016—Kantieri i degës
Punëtorët pastrojnë zonën ku do të ndërtohet rruga e hyrjes kryesore. Puna vazhdoi pa ndërprerje edhe gjatë një muaji me reshje shiu të mëdha, që e transformuan një pjesë të kantierit në një vend plot baltë.
18 korrik 2016—Kantieri mbështetës
Rrugët spërkaten me ujë që të mos ngrihet pluhur. Rregullsia në kantier është pjesë e kodit të sjelljes të Considerate Constructors Scheme, organizatë ku Komiteti i Projektit të Ndërtimit u regjistrua për të ndjekur direktivat vendëse të urbanistikës. Kodi i sjelljes i kësaj organizate është në përputhje me parimet biblike, pasi nxit respekt për komunitetin dhe konsideratë për fqinjët.
18 korrik 2016—Kantieri mbështetës
Një hekurkthyese pret shufra hekuri të filetuara që do të mbajnë strukturën e tubave për ajrin e kondicionuar.
22 korrik 2016—Kantieri i degës
Punëtorët ndajnë 20.000 metër kub dhé të përzier me mbetje ndërtimi. Siç tregohet në qendër të fotografisë, dheu ngarkohet në një mjet transportues. Duke përdorur sita të ndryshme, mbetjet e mëdha ndahen nga ato me madhësi mesatare, kurse dheu i pastruar bie në fund. Më pas, tre konvejerët i ngarkojnë në mjete transportuese.
22 korrik 2016—Kantieri i degës
Kontraktuesit lëvizin sasi të mëdha dheu, që niveli i tokës në kantier të jetë sipas projektit.
18 gusht 2016—Kantieri i degës
Në qendër, majtas, kontraktuesit po përfundojnë nivelimin e tokës, që të nisë hedhja e themeleve të godinës së banimit. Pak më tutje, në të majtë, ndodhen banesat e përkohshme të përfunduara, ku mund të strehohen 118 punëtorë.