Albumi i parë me foto nga Britania (janar-gusht 2015)
Zyra e degës e Dëshmitarëve të Jehovait në Britani do të transferohet nga Mill Hilli, Londër, në Çelmsford, Eseks, 70 kilometra në lindje. Nga janari deri në gusht 2015, në përgatitje për të filluar ndërtimin, punëtorët ngritën kantieret mbështetëse.
23 janar 2015—Vendi i degës së re
Me leje të autoriteteve lokale, punëtorët spastruan pemët e prera për të liruar vendin e ndërtimit. Njëkohësisht u siguruan që ta mbaronin këtë punë para se të fillonte sezoni kur zogjtë ngrenë foletë. Ashklat e drurit po përdoren për të shtruar rrugica për këmbësorët dhe trarët do të përdoren në ndërtim.
30 janar 2015—Sallë ngrënieje e përkohshme
Një elektricist instalon priza për ekranet në ndërtesën që më parë ishte motel, e që tani po kthehet në kuzhinë dhe sallë ngrënieje. Me anë të ekraneve, punëtorët do të mund të shohin programe besimforcuese, si adhurimin e mëngjesit dhe Studimin e Kullës së Rojës për familjen Bethel.
23 shkurt 2015—Vendi i degës së re
Punëtorët vendosin rrjeta mbrojtëse në pjesën më të madhe të kantierit. Meqë është zonë periferike, janë marrë masa për të minimizuar ndikimin që mund të ketë ndërtimi te kafshët. Për shembull, në fund të rrjetës është lënë një hapësirë prej 20 centimetrash për të mos penguar vjedullat që kërkojnë ushqim gjatë natës.
23 shkurt 2015—Vendi i degës së re
Ndërtohet një rrugë provizore që të lidhë shtëpitë e përkohshme me kantierin kryesor.
5 mars 2015—Vendi i degës së re
Pamje nga lindja që tregon rrugën provizore të përfunduar. Siç shihet lart në të djathtë, rruga të çon te kantieri i ndërtimit. Ndërtesat që tregohen poshtë në të majtë po kthehen në shtëpi për punëtorët. Shtëpitë e përkohshme do të ngrihen në fushat ngjitur.
20 prill 2015—Banesat e përkohshme
Një anëtar i Trupit Udhëheqës të Dëshmitarëve të Jehovait dhe një përfaqësues tjetër i selisë botërore vizituan skuadrën e ndërtimit. Po atë javë, në të gjitha Sallat e Mbretërisë në Britani dhe në Irlandë u transmetua një mbledhje e veçantë. U njoftua se një natë më parë Këshilli i Qytetit të Çelmsfordit kishte dhënë miratimin fillestar për të vazhduar me projektin.
13 maj 2015—Kantieri mbështetës
Punëtorët vendosin një sistem midis dy pemëve lisi shumëvjeçare për të mbrojtur rrënjët e tyre. Ky kalim i veçantë lidh kantierin mbështetës me kantierin kryesor, kështu mjetet e rënda mund të kalojnë pa dëmtuar rrënjët e pemëve.
21 maj 2015—Banesat e përkohshme
Një skuadër punëtorësh hap kanale që të shtrijë tubacionet për shtëpitë e përkohshme. Në sfond tregohen të parat nga 50 kabinat ku do të qëndrojnë punëtorët gjatë projektit.
16 qershor 2015—Banesat e përkohshme
Një hidraulik instalon tubacione uji për një nga shtëpitë e përkohshme.
16 qershor 2015—Banesat e përkohshme
Pamje nga lindja ku tregohen shtëpitë e reja të përkohshme. Në plan të parë shihen bazamentet për të tjera shtëpi të përkohshme. Në të majtë shihen banesat që po kthehen në shtëpi për punëtorët, ku do të jetë edhe një sallë ngrënieje. Dega do të ndërtohet në qendër të sfondit lart.
16 qershor 2015—Banesat e përkohshme
Një teknike lidh kabllot me fibra optikë në dhomën e telekomunikacionit. Që në fillim të projektit ishin të nevojshme rrjeti kompjuterik dhe Interneti për të drejtuar të gjitha aktivitetet që lidhen me ndërtimin, për të komunikuar me degët e tjera e për të koordinuar punët nën drejtimin e selisë botërore.
6 korrik 2015—Vendi i degës së re
Një kontraktues po përdor GPS-në për të matur vendin ku janë bërë gërmime arkeologjike. Këto gërmime i ndihmojnë arkeologët të bëjnë vlerësimin e terrenit para se të fillojë ndërtimi. Ndonëse Çelmsfordi ishte koloni romake, në 107 kanalet që u gërmuan në fazën e parë të këtij vlerësimi nuk u gjet ndonjë objekt arkeologjik i rëndësishëm.
6 korrik 2015—Kantieri kryesor
Duke prerë një kornizë dere për ta përshtatur. Disa nga ndërtesat e kantierit kryesor po rinovohen e po kthehen në punishte. Këtu do të ketë edhe zyra të përkohshme e reparte mbështetëse.
6 korrik 2015—Kantieri kryesor
Një kamion me vetëshkarkim duke u ngarkuar me dhé për rimbushje.
7 korrik 2015—Vendi i degës së re
Pamje jugore e truallit 34-hektarësh dhe peizazhi përreth. Me anë të një rruge kryesore aty pranë, (nuk shihet në foto) mund të shkohet kollaj në porte, aeroporte dhe në qytetin e Londrës.
23 korrik 2015—Vendi i degës së re
Kontraktuesit spastrojnë ndërtesat ekzistuese që të përgatitin terrenin për ndërtimin e degës së re.
20 gusht 2015—Kantieri kryesor
Një vinç 60-tonësh duke vendosur një pjesë kabine të parafabrikuar. Në plan të parë shihen bazamentet për më tepër kabina. Këto kabina do të përdoren si zyra nga ku do të koordinohen punimet.