Kalo te përmbajtja

Albumi i tretë me foto nga Uoruik (janar-prill 2015)

Albumi i tretë me foto nga Uoruik (janar-prill 2015)

Shih në këtë album me foto se sa ka përparuar puna në selinë e re të Dëshmitarëve të Jehovait nga janari deri në prill të 2015-s.

Paraqitje kompjuterike e kompleksit të përfunduar në Uoruik. Nga e majta sipër, sipas akrepave të orës:

  1. Godina e mirëmbajtjes së automjeteve

  2. Godina e parkimit për vizitorët

  3. Godina e mirëmbajtjes/Parkimi për godinat e banimit

  4. Godina e banimit B

  5. Godina e banimit D

  6. Godina e banimit C

  7. Godina e banimit A

  8. Godina e zyrave dhe e shërbimeve

2 janar 2015​—Godina e mirëmbajtjes së automjeteve

Harold Korkërni, ndihmës i Komitetit të Botimit të Trupit Udhëheqës, duke mbajtur një fjalim biblik me titull «Shpalosni gjithë potencialin tuaj!» Oratorë të ndryshëm vijnë rregullisht në Uoruik për t’u dhënë zemër punëtorëve.

14 janar 2015​—Godina e zyrave dhe e shërbimeve

Kjo mushama e trashë dhe e bardhë i mbron punëtorët dhe i ndihmon të bëjnë punën pavarësisht nga kushtet e dimrit. Në këtë pjesë të godinës do të jetë dhoma e ngrënies, infermieria, kuzhina dhe lavanderia.

16 janar 2015​—Godina e banimit D

Elektricistët përgatiten për instalimet elektrike. Tashmë janë instaluar mbi 12.000 metra kabllo në gjithë godinat e banimit. Punimet elektrike filluan menjëherë pasi u ble trualli në Uoruik dhe do të vazhdojnë derisa projekti të mbarojë.

16 janar 2015​—Godina e banimit A

Një punëtor vesh një ballkon me nastro izoluese në përgatitje e sipër për hidroizolim. Ballkonet në katet e sipërme, siç tregohen në këtë figurë, vishen me polimetil metakrilat (PMMA), një shtresë hidroizoluese që në formë të lëngshme mund të vihet në pak kohë.

23 janar 2015​—Godina e banimit A

Një skuadër elektricistësh, babë e bijë, instalojnë kabllot që do të çojnë energjinë elektrike në çdo dhomë.

6 shkurt 2015​—Godina e mirëmbajtjes së automjeteve

Punëtorët e uritur hanë drekë në sallën e përkohshme të ngrënies. Çdo ditë serviren më tepër se 2.000 racione.

12 shkurt 2015​—Godina e mirëmbajtjes/Parkimi për godinat e banimit

Brigada e hekurit lidh armaturën për soletën e reparteve të mirëmbajtjes.

12 shkurt 2015​—Godina e banimit C

Letra nga fëmijët që shprehin vlerësimin për punëtorët e ndërtimit. Shumë nga vullnetarët qëndrojnë për periudha të shkurtra. Në fakt, çdo javë vijnë afro 500 punëtorë të rinj. Në shkurt, në projektin e Uoruikut punonin çdo ditë rreth 2.500 veta.

24 shkurt 2015​—Kantieri i Uoruikut

Rreth 60 për qind e projektit ka mbaruar. Brenda harkut kohor janar-prill 2015 kishin mbaruar godinat e banimit si karabina dhe strukturën metalike të godinës së zyrave e të shërbimeve. Gjatë kësaj periudhe, punëtorët filluan të vendosnin panelet e betonit të godinës së mirëmbajtjes, të ndërtonin korridoret lidhëse midis godinave të banimit dhe të restauronin digën e Liqenit të Pyllit Sterling (Liqeni i Kaltër).

25 shkurt 2015​—Godina e zyrave dhe e shërbimeve

Pamje nga fundi i një strukture shkallësh. Kontraktuesit me pagesë ngritën armaturën e kësaj strukture 5-katëshe dhe vullnetarët Dëshmitarë hodhën betonin.

26 shkurt 2015​—Godina e mirëmbajtjes/Parkimi për godinat e banimit

Në një ditë të ftohtë, brigada e hekurit lidh armaturën e soletës së katit të parë. Nga janari në mars, në Uoruik ra gati 127 centimetra borë. Skuadrat e heqjes së borës ndihmuan që ajo të mos pengonte punën, dhe kishte vende të caktuara ku punëtorët ngroheshin.

12 mars 2015​—Godina e parkimit për vizitorët

Kapriatat e parafabrikuara të çatisë mbulohen me panele metalike. Deri në fund të prillit, ishin mbaruar dhe vendosur shumica e çative në godinat e banimit. Vendosja e çative të fundit në godinën e banimit B do të ketë përfunduar aty nga mesi i qershorit.

18 mars 2015​—Godina e mirëmbajtjes/Parkimi për godinat e banimit

Pamje nga një vinç-kullë, me godinën e banimit B në sfond.

18 mars 2015​—Godina e mirëmbajtjes/Parkimi për godinat e banimit

Hidraulikët shohin planimetritë në parkimin e godinave të banimit. Për gjithë projektin janë miratuar 3.400 planimetri.

23 mars 2015​—Godina e zyrave dhe e shërbimeve

Punëtorët në koshin e një vinçi vendosin mushamanë e trashë për të mbrojtur ndërtesën. Bëhen një sërë trajnimesh për sigurinë në punë për përdorimin e vinçave dhe të pajisjeve të tjera. Te këto kurse mësohen përdorimi i vinçave me kosh, i vinçave gërshërë, siguria në lartësi, njohuritë e përgjithshme, përdorimi i maskave respiratore e i pajisjeve të mbërthimit me vinç dhe komunikimi me shenja të veçanta gjatë punës.

30 mars 2015​—Kantieri i Uoruikut

Pamje drejt perëndimit ku duken godinat e banimit. Në fund të prillit po bëhej një punë e madhe për të lidhur sistemet mekanike dhe elektrike në godinat A, B dhe D, që duken në këtë fotografi. Në godinën C (që nuk duket në këtë fotografi) kishte filluar puna me karton-xhesin, pllakat dhe bojën.

15 prill 2015​—Godina e banimit B

Dy punëtorë në koshin e një vinçi po lyejnë muret e jashtme me një lëndë termoizoluese që lejon çlirimin e lagështirës nga brenda. Duhen afro dy muaj për ta veshur çdo godinë banimi me këtë lëndë.

27 prill 2015​—Godina e zyrave dhe e shërbimeve

Muratorët po ngrenë një mur graniti. Në këtë pjesë të ndërtesës do të jenë platforma e ngarkimit dhe reparte të tjera ndihmëse.

30 prill 2015​—Kantieri në Uoruik

Një palombar me pagesë zëvendëson një valvul të vjetër në Liqenin e Kaltër. Vetëm me një buton tani mund të ulet niveli i liqenit dhe mund të shmanget përmbytja në rast uragani.