Albumi i parë me foto nga Uollkill (korrik 2013-tetor 2014)
Dëshmitarët e Jehovait po i zgjerojnë dhe po i përmirësojnë godinat e tyre në Uollkill, Nju-Jork. Ky album me foto tregon një pjesë të punës nga korriku 2013 deri në tetor 2014. Projekti është planifikuar të përfundohet në nëntor të 2015-s.
12 korrik 2013—Shtesa e lavanderisë dhe e pastrimit kimik
Një vinç ngre panele të parafabrikuara në kantier.
19 korrik 2013—Godina e banimit E
Punëtorët vënë një shirit polimeri të përforcuar me fibra (FRP) në një kanal të hapur në dyshemenë prej betoni. U përdorën rreth 7.600 metra materiale me fibra karboni për ta bërë godinën më të qëndrueshme ndaj tërmeteve.
5 gusht 2013—Godina e banimit E
Riparohet fasada e godinës.
30 gusht 2013—Shtesa e lavanderisë dhe e pastrimit kimik
Ngrihet struktura prej çeliku për dhomën e re të pajisjeve mekanike.
17 shtator 2013—Godina e banimit E
Një usta pret shtresën e re që mbulon tarracën.
15 tetor 2013—Godina e banimit E
Punëtorët kontrollojnë nëse ka xhepa ajri mbrapa shiritit prej polimeri të përforcuar me fibra (FRP). Nëse ka, vënë shirita të tjerë FRP-je.
15 nëntor 2013—Shtesa e lavanderisë dhe e pastrimit kimik
Puna në tarracë përfshin montimin e një aspiratori të ri.
9 dhjetor 2013—Godina e banimit E
Vihet ngjitës në krisjet e vogla në tavan. U punua rreth një vit e gjysmë për ta bërë godinën më të qëndrueshme ndaj tërmeteve.
11 dhjetor 2013—Shtesa e lavanderisë dhe e pastrimit kimik
Një punëtor përgatit vendin për stacionin e pompimit të ujërave që shkarkohen.
10 janar 2014—Stabilimenti i ushqimit të kafshëve
Çmontohet pajisja transportuese e drithërave, e cila është përdorur nga vitet 60 deri rreth vitit 2008. Ajo u bë e panevojshme kur në fermën e Uollkillit nuk kishte më pula, lopë ose derra.
22 janar 2014—Godina e shërbimeve
Hiqen karriget që të rinovohet e gjithë salla.
29 janar 2014—Stabilimenti i ushqimit të kafshëve
Këta hambarë drithi u përdorën për të ruajtur ushqimin e kafshëve.
3 mars 2014—Shtypshkronja
Përgatitet ambienti i ri i Repartit për Stërvitjen Teknike.
4 korrik 2014—Godina e shërbimeve
Një saldator përforcon një kolonë mbajtëse.
19 shtator 2014—Salla e ngrënies (Godina e banimit E)
Shtrohet moketi në pjesën ku më parë u shërbeheshin vaktet punëtorëve të ndërtimit.
22 shtator 2014—Godina e banimit E
Drejt përfundimit punimet me gips në hollin e rrumbullakët të katit të parë.
24 shtator 2014—Godina e shërbimeve
Përgatiten shufra çeliku për të përforcuar kullën e re të ashensorit.
2 tetor 2014—Salla e ngrënies (Godina e banimit E)
Pas zgjerimit, në sallën e ngrënies mund të ulen deri në 1.980 veta.
22 tetor 2014—Godina e shërbimeve
Gërmojnë për të zgjeruar bazën e një kolone ekzistuese. Kjo do ta bëjë godinën më të qëndrueshme ndaj tërmeteve.