Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait vlerësohen për ndihmën e tyre

Dëshmitarët e Jehovait vlerësohen për ndihmën e tyre

Një nga qendrat më të mëdha australiane ku mbahen emigrantët e paligjshëm (Curtin Immigration Detention Centre, pranë qytetit Derby, Australia Perëndimore a) u dha fletë falënderimi nëntë Dëshmitarëve të Jehovait për «punën e jashtëzakonshme» në shërbim të emigrantëve në këtë qendër.

Dëshmitarët shkojnë çdo javë në këtë qendër për të dëgjuar përvojat e emigrantëve dhe për të ngushëlluar e për t’u dhënë shpresë me anë të mesazhit të Biblës. «Ndikimi i vizitave të tyre shihet menjëherë te emigrantët»,​—thotë Christopher Riddoch, punonjës i qendrës që shërben si atashe kulturor e fetar. Siç tregon ai, emigrantët ndihen më mirë shpirtërisht dhe më të kënaqur pas vizitave, sepse kuptojnë se «ka njerëz që merakosen vërtet për mirëqenien e tyre».

Z. Riddoch tha edhe se ky është një gjest i vogël në shenjë mirënjohjeje për atë që ai e quajti «përmirësim i jetës së atyre që janë nën kujdesin tonë». Ai shtoi se ajo që bëjnë Dëshmitarët «flet shumë për familjen, kongregacionin dhe fenë e tyre».

a Kjo qendër mund të mbajë deri në 1.500 persona.