Kalo te përmbajtja

Mijëra veta mësojnë shkrim e lexim

Mijëra veta mësojnë shkrim e lexim

Në vitin 2011, Dëshmitarët e Jehovait ndihmuan më shumë se 5.700 veta të shkruanin e të lexonin.

Ganë:

Gjatë 25 viteve të fundit, kemi ndihmuar mbi 9.000 veta të shkruajnë e të lexojnë.

Zambie:

Që nga viti 2002, afro 12.000 veta kanë përmirësuar shkrimin e leximin. Agnesa 82-vjeçare thotë: «Kur u njoftuan klasat e kongregacionit për të mësuar shkrim e lexim, doja shumë të regjistrohesha. Që në mësimin e parë, mësova të shkruaj emrin tim!»

Peru:

Një student 55-vjeçar shkroi: «S’ma merrte mendja kurrë se do të mësoja të shkruaja e të lexoja, pasi prindërit nuk më çuan kurrë në shkollë.»

Mozambik:

Gjatë 15 viteve të fundit, kanë mësuar të lexojnë më tepër se 19.000 veta. Një studente me emrin Felizarda tha: «Jam shumë e kënaqur që tani shkrimet biblike mund t’i gjej e t’ua lexoj vetë të tjerëve. Më parë e kisha mjaft të vështirë.»

Ishujt Solomon:

Zyra jonë e degës shkruan: «Në të kaluarën, shumë nga ata që jetonin në zona të izoluara e kishin të vështirë të shkonin në shkollë. Gjithashtu, të pakta ishin vajzat që arsimoheshin siç duhet. Prandaj, të rriturit kanë nxjerrë dobi nga klasat për mësimin e shkrimit e të leximit. Pas kursit, mjaft veta kanë më tepër besim te vetja.»