Mposhtin paragjykimet
Dëshmitarët e Jehovait besojnë se të gjitha racat janë njësoj para Zotit. (Veprat 10:34, 35) Përmes arsimimit biblik, përpiqemi t’i ndihmojmë njerëzit të çrrënjosin edhe paragjykimet më të thella.
Përveç kësaj, nuk mbështetim asnjë lëvizje të nxitur nga urrejtja racore ose etnike. Për shembull, gjatë epokës së nazizmit, Dëshmitarët e Jehovait në Gjermani dhe kudo tjetër nuk pranuan të përkrahnin fushatën hitleriane të urrejtjes. Qindra veta e paguan kundërshtimin me jetën e tyre.
Po ashtu, Dëshmitarët nuk morën pjesë në gjenocidin e vitit 1994 në Ruandë. Në fakt, disa rrezikuan ose humbën jetën duke mbrojtur ata që ndiqeshin e vriteshin.
Ngaqë duam t’i ndihmojmë njerëzit e të gjitha kombeve, prodhojmë dhe shpërndajmë literaturë biblike në rreth 600 gjuhë. Si rrjedhojë, në kongregacionet tona janë mbledhur njerëz «nga të gjitha kombet, fiset, popujt dhe gjuhët».—Zbulesa 7:9.
Mposhtin paragjykimet