Kalo te përmbajtja

JW.ORG​—Siti që po u ndryshon jetën njerëzve

JW.ORG​—Siti që po u ndryshon jetën njerëzve

Njerëzit në mbarë botën po nxjerrin shumë dobi nga siti jw.org. Më poshtë renditen vetëm disa nga shprehjet e shumta të vlerësimit që janë dërguar në selinë botërore të Dëshmitarëve të Jehovait deri në maj të 2014-s.

Ndihmë për fëmijët

«Kur djali im vinte nga kopshti, sillte në shtëpi lapsa, lodra të vogla e madje edhe syze dielli që ua merrte shokëve. Kushedi sa herë u përpoqëm t’i shpjegonim se ajo që po bënte, ishte vjedhje dhe se vjedhja është e gabuar. Nuk ia dolëm dot derisa shkarkuam nga siti jw.org videon Është gabim të vjedhësh. Pati shumë efekt dhe ishte ilaçi i duhur për djalin tonë. Pasi e pa, tha se donte t’u kthente gjithçka shokëve, sepse tani e kupton mirë se vjedhja është e keqe në sytë e Perëndisë. Sa shumë na ka ndihmuar ky sit!»​—D. N., Afrikë.

‘Videoja Është gabim të vjedhësh . . . pati shumë efekt dhe ishte ilaçi i duhur për djalin tonë’

«Fëmijët e mi vdesin për sitin. Shkarkojnë videot e shkurtra vizatimore që i ndihmojnë goxha të zbatojnë parimet biblike për gënjeshtrën dhe vjedhjen. Mësojnë edhe shumë cilësi me vlerë që mund t’i shfaqin gjatë gjithë jetës së tyre e kështu të jenë pasuri për shoqërinë.»​—O. U., Inditë Perëndimore.

Ndihmë për ata në shkollë

«Mezi e shtyja shkollën dhe doja ta lija fare. Por një ditë lexova në jw.org artikullin ‘A duhet ta lë shkollën?’ Më ndihmoi shumë ta shihja me sy tjetër. Më bëri të kuptoja se shkolla do të më stërvitë për të ardhmen dhe do të më ndihmojë të bëhem njeri i përgjegjshëm.»​—N. F., Afrikë.

«Këshillat që jep ky sit për të rinjtë më kanë mësuar si të mbaj norma të larta në shkollë»

«Këshillat që jep ky sit për të rinjtë më kanë mësuar si të mbaj norma të larta në shkollë. Kam mësuar si të përqendrohem te mësimet dhe të shmang shpërqendrimet.»​—G., Afrikë.

«Një kolege qahej se së bijës i binin më qafë nxënësit e tjerë, sidomos një vajzë. Ndihej aq keq dhe kishte aq frikë sa nuk shkoi në shkollë për disa ditë. I tregova koleges disa pika nga videoja me skicime Mund t’i bësh ballë bullizmit pa grushta në sitin jw.org. I pëlqeu shumë sugjerimi për ta kaluar situatën me humor. Pastaj i shpjegoi vajzës si të vepronte kur e ngacmonin. Si rrjedhojë, u kthye në shkollë me më shumë besim te vetja. Pas ca kohësh, gjërat ndryshuan për mirë, madje vajza që i binte më qafë filloi të sillej mirë me të.»​—V. K., Evropa Lindore.

Ndihmë për të rriturit

«Ju falënderoj për artikullin në sit ‘Pse bëj të prera në trup?’ Kam kohë që luftoj me këtë problem. Mendoja se e kisha vetëm unë dhe se, po t’u thosha të tjerëve, nuk do të më kuptonin. Shembujt që jepte artikulli më ndihmuan jashtë mase. Më në fund dikush më kupton!»​—Një e re nga Australia.

«Shembujt që jepte artikulli më ndihmuan jashtë mase. Më në fund dikush më kupton!»

«Te siti jw.org gjej më kollaj ndihmë për çështje që kanë të bëjnë me të rinjtë. Një artikull, në mënyrë të veçantë, më ndihmoi të dalloja format e ngacmimit seksual, të kuptoja se kisha qenë edhe unë viktimë e tij dhe të dija si ta përballoja.»​—T. U., Inditë Perëndimore.

Ndihmë për prindërit

«Djali im adoleshent është hiperaktiv. Shpesh më acaron paqëndrueshmëria dhe sjellja e tij e paparashikueshme. Ja pse e kisha të vështirë të gjeja gjuhën e përbashkët. Një ditë hyra në jw.org dhe zgjodha pjesën për çiftet dhe prindërit. Gjeta shumë artikuj që flisnin për problemin tim dhe që më ndihmuan të komunikoja me djalin. Edhe ai ka mësuar shumë nga siti. Tani hapet kollaj me mua dhe më tregon çfarë e gëzon dhe çfarë e shqetëson.»​—K. B., Afrikë.

«Shpesh në jw.org artikujt dalin pikërisht atëherë kur na duhet t’i ndihmojmë fëmijët për ndonjë problem»

«Për ne prindërit jw.org ka metoda të lezetshme për t’i mësuar fëmijët. Për shembull, videoja me skicime për gjetjen e shokëve të vërtetë i ndihmoi fëmijët tanë të kenë pikëpamjen e duhur për miqësinë dhe të zgjedhin shokë që do të ndikojnë për mirë tek ata. Shpesh në jw.org artikujt dalin pikërisht atëherë kur na duhet t’i ndihmojmë fëmijët për ndonjë problem. Është një burim i pashtershëm këshillash.»​—E. L., Evropë.

Ndihmë për të martuarit

«Unë dhe gruaja kemi gjashtë vjet të martuar. Si të gjitha çiftet, nuk e kemi pasur të lehtë të gjejmë gjuhën e përbashkët, pasi kemi mënyra komunikimi, formime dhe pikëpamje të ndryshme. Më ra në sy artikulli ‘Si të jesh dëgjues i mirë’. Aty gjeje këshilla praktike. E lexova e ia tregova edhe gruas. Jemi përpjekur t’i vëmë në zbatim sugjerimet e dobishme.»​—B. B., Inditë Perëndimore.

«Mund të them me plot gojën se ky sit më ka shpëtuar martesën»

«Kam një vit që shoqërohem me Dëshmitarët e Jehovait dhe doja të shprehja mirënjohjen time për sitin jw.org. Kam mësuar shumë gjëra prej tij, për shembull si të ruaj gjakftohtësinë dhe si të jem burrë e baba i mirë. Mund të them me plot gojën se ky sit më ka shpëtuar martesën.»​—L. G. , Inditë Perëndimore.

Ndihmë për ata që nuk dëgjojnë

«Siti jw.org më bëri të ndihesha përsëri gjallë. Nga videot e kam mësuar më mirë gjuhën amerikane të shenjave. Më dukej sikur nuk arrija të vija synime domethënëse, por videoja E shoh Fjalën e Perëndisë në gjuhën time ma ngrohu zemrën dhe më bëri më të vendosur të përqendrohesha te anët pozitive të jetës.»​—Xh. N., Afrikë.

«Siti jw.org më bëri të ndihesha përsëri gjallë»

«Siti është një xhevahir i vërtetë. Punoj si vullnetar për të ndihmuar ata që nuk dëgjojnë, në mënyrë të veçantë të rinjtë. Ngaqë ka një gamë të gjerë materialesh në gjuhën e shenjave, kam arritur ta mësoj më mirë. Siti më ka mësuar si t’i ndihmoj ata që duan të kenë familje dhe miqësi më të mira.»​—K. Xh., Inditë Perëndimore.

Ndihmë për ata që nuk shohin

«Jam i verbër dhe kam nxjerrë shumë dobi nga jw.org. Aty gjej informacione që më duhen muaj t’i marr nëpërmjet postës. Më ka pasuruar jetën familjare dhe më ka bërë njeri më të dobishëm për shoqërinë. Gjithashtu më ndihmon t’i marr informacionet në të njëjtën kohë që i marrin edhe miqtë e mi që s’kanë probleme me shikimin.»​—K. A., Amerika e Jugut.

«Më ka pasuruar jetën familjare dhe më ka bërë njeri më të dobishëm për shoqërinë»

«Për ata që s’dinë të lexojnë në braille ose s’kanë para të blejnë libra në këtë gjuhë, jw.org është një thesar i vërtetë. Me anë të regjistrimeve audio të verbrit mund të jenë në një hap me të tjerët në shumë fusha. Ky sit është projektuar për të gjithë njerëzit pa dallim. Ai i ndihmon të verbrit të ndihen të nderuar dhe të integrohen në shoqëri.»​—R. D., Afrikë.

Ndihmë për ata që janë të etur të mësojnë për Perëndinë

«Siti juaj ndryshon nga ai i feve të tjera se nuk të bombardon me terma e fjalë fetare që i kuptojnë vetëm priftërinjtë. Dhe nuk të mbyt me aq informacione sa të ndihesh i pështjelluar. Siti juaj është i thjeshtë dhe i drejtpërdrejtë. Nuk përdor fjalë të mëdha apo filozofike. Nuk e paraqet besimin te Zoti si diçka të ndërlikuar. Përkundrazi, ai tregon se kushdo mund të jetë besimtar.»​—A. G., Azi.

«Siti juaj është i thjeshtë dhe i drejtpërdrejtë. . . . Ai tregon se kushdo mund të jetë besimtar»

«E mjerë! Kështu do të ishte jeta ime pa jw.org. Ky sit është një dritë që më ndriçon rrugën mes errësirës frymore të kësaj bote. Sa herë që dua, mund të shoh e të dëgjoj artikuj që shpjegojnë pikëpamjen e Perëndisë dhe u japin përgjigje shumë pyetjeve në jetë.»​—Xh. Ç., Inditë Perëndimore.

«E vlerësoj gjithë ndihmën frymore që vjen deri këtu në mes të xhunglës në Amerikën e Jugut. Pa këtë sit, do të isha e pashpresë.»​—M. F., Amerika e Jugut.