Kalo te përmbajtja

Kongrese të veçanta të Dëshmitarëve të Jehovait në shtatë vende

Kongrese të veçanta të Dëshmitarëve të Jehovait në shtatë vende

Kohët e fundit, Dëshmitarët e Jehovait mbajtën kongrese të veçanta në Brazil, Hong-Kong, Irlandë, Izrael, Kosta-Rikë, Suedi dhe në Zelandën e Re. I pari u mbajt në Suedi, në korrik 2012, kurse tri të fundit u mbajtën në Kosta-Rikë dhe në Zelandën e Re, në janar 2013.

Njësoj si kongreset e tjera treditore që organizojmë çdo vit, edhe në këto kongrese të veçanta u bënë fjalime biblike, demonstrime dhe drama.

Në këto kongrese u ftuan delegatë nga vende të tjera. Para dhe pas kongreseve kishin mundësi të bënin së bashku xhiro turistike të organizuara në vendet mikpritëse.

Një delegat i kongresit në Brazil tha: «Ishte tejet emocionuese të provoje dashurinë dhe mikpritjen e jashtëzakonshme të vëllezërve. M’u duk sikur në çast u bëra me familje të madhe.»

Një delegat tjetër, i cili mori pjesë në kongresin në Hong-Kong, tha: «U preka thellë kur pashë fytyrat që rrezatonin nga buzëqeshjet dhe sytë e përlotur të delegatëve tek shtrëngonin fort në gji botimet e reja biblike në gjuhën mandarine.»

Çdo vit, Dëshmitarët e Jehovait mbajnë kongrese anekënd botës. Marrin pjesë miliona veta.

Kongreset u ofrojnë të pranishmëve mundësinë që të përjetojnë shprehjet e shumta të dashurisë, gëzimit dhe të paqes që ka vëllazëria jonë. Këto duken sidomos në kongreset e veçanta ose ato ndërkombëtare. Gjatë intervaleve të sesioneve, delegatët flasin gjithë gëzim me njëri-tjetrin, këmbejnë dhurata të thjeshta e adresa, bëjnë fotografi dhe përqafohen plot përzemërsi.

Siç ndodh në të gjitha kongreset tona, edhe ata që nuk janë Dëshmitarë të Jehovait janë më se të mirëpritur.