Në Botsvanë ekspozohen gurë të çmuar të një lloji të veçantë
Më 22-28 gusht 2016 Dëshmitarët e Jehovait në Botsvanë, ku ndodhen minierat më të pasura në botë me diamante, ekspozuan gurë të çmuar të një lloji të veçantë në Panairin e Konsumatorit. Në këndin e tyre ekspozuan literaturë biblike, sitin jw.org dhe video që nxitin lidhje të forta familjare.
Prindërit dhe fëmijët që vizituan këndin e tyre, ngelën pa fjalë nga seria me filma të animuar Bëhu mik i Jehovait, e cila mëson si të zbatohen parimet e Biblës. Meqenëse nuk ka shumë filma të animuar në gjuhën setsuane, gjuha zyrtare në Botsvanë, shumë nga vizitorët pyetën si mund t’i merrnin ata.
Vizitorët, që erdhën nga të katër anët e vendit, morën afërsisht 10.000 botime të shtypura, ndërsa 120 persona kërkuan një studim biblik falas në shtëpi. Shumë vetave u bëri përshtypje bashkëpunimi krah për krah i Dëshmitarëve nga kongregacioni i gjuhës angleze dhe setsuane.
Kur organizatorët e panairit vlerësuan këndet dhe gjërat e ekspozuara në to, u dhanë çmimin e parë Dëshmitarëve të Jehovait.