Kleriku merr përgjigje
Eliso, një Dëshmitare e Jehovait, studion Biblën me një grua të interesuar. Një ditë, kur ishte në shtëpinë e gruas për të studiuar Biblën, patën vizitorë të papritur, një klerik me të shoqen. Eliso kishte dëgjuar se kohët e fundit atyre u kishte vdekur djali i vetëm.
Kur Eliso i ngushëlloi për humbjen e djalit, kleriku dhe e shoqja nisën të qanin plot hidhërim. Më pas, ai shfryu tërë mllef: «Nuk e kuptoj dot pse e lejoi Zoti këtë gjëmë! Si arriti të më merrte djalin e vetëm?! I kam shërbyer Zotit për 28 vjet, duke bërë vetëm të mira dhe ai ma shpërblen kështu! Pse ma vrau djalin?»
Eliso u shpjegoi se nuk ua kishte marrë Perëndia djalin. U foli edhe për shpërblesën, për ringjalljen dhe për arsyet pse Perëndia lejon të ndodhin gjëra të këqija. Si kleriku, edhe e shoqja i thanë Elisos se ajo u kishte dhënë përgjigje lutjeve të tyre.
Javën tjetër ata vajtën prapë te shtëpia e gruas që po studionte Biblën dhe nisën të studionin të gjithë bashkë. Eliso dhe gruaja po shqyrtonin kapitullin «Shpresë reale për njerëzit e afërt që na kanë vdekur» nga libri Çfarë mëson vërtet Bibla? Çifti ishte i etur të mësonte më shumë për këtë temë.
Më vonë të dy ndoqën kongresin special të Dëshmitarëve të Jehovait në Tbilis, Gjeorgji, dhe u prekën thellë nga dashuria dhe uniteti i jashtëzakonshëm që panë, cilësi për të cilat ishin përpjekur fort t’ua rrënjosnin anëtarëve të kishës së tyre, por më kot.