A janë Dëshmitarët e Jehovait protestantë?
Jo. Dëshmitarët e Jehovait janë të krishterë, por nuk e konsiderojnë veten protestantë. Pse jo?
Protestantizmi përkufizohet si «lëvizje fetare kundër Kishës Katolike». Ndonëse është e vërtetë se ne Dëshmitarët e Jehovait nuk jemi dakord me mësimet e Kishës Katolike, nuk e konsiderojmë veten protestantë për këto arsye:
Disa bindje protestante bien ndesh me atë që mëson vërtet Bibla. Për shembull, Bibla mëson se «ka një Perëndi», jo një Trinitet. (1 Timoteut 2:5; Gjoni 14:28) Gjithashtu, ajo mëson qartë se Perëndia nuk i ndëshkon të ligjtë në ferrin e zjarrtë, por i shkatërron përjetësisht.—Psalmi 37:9; 2 Selanikasve 1:9.
Ne nuk protestojmë kundër Kishës Katolike dhe as përpiqemi ta reformojmë atë ose ndonjë grup tjetër fetar. Përkundrazi, ne thjesht predikojmë lajmin e mirë për Mbretërinë e Perëndisë dhe mundohemi t’i ndihmojmë të tjerët ta forcojnë besimin te ky lajm i mirë. (Mateu 24:14; 28:19, 20) Interesi ynë nuk është të reformojmë grupet e tjera fetare, por t’u mësojmë njerëzve të sinqertë të vërtetën për Perëndinë dhe për Fjalën e tij, Biblën.—Kolosianëve 1:9, 10; 2 Timoteut 2:24, 25.