A mendojnë Dëshmitarët e Jehovait se janë të vetmit që do të shpëtojnë?
Jo. Miliona të tjerë që kanë jetuar në shekujt e shkuar dhe që nuk ishin Dëshmitarë të Jehovait, do të kenë mundësinë të shpëtojnë. Bibla shpjegon se në botën e re të premtuar nga Perëndia, «do të ringjallen si të drejtët, edhe të padrejtët». (Veprat 24:15) Veç kësaj, shumë që jetojnë tani mund të fillojnë t’i shërbejnë Perëndisë, e kështu edhe ata do të shpëtojnë. Sidoqoftë, nuk është puna jonë të gjykojmë se cilët do të shpëtojnë dhe cilët jo. Këtë gjykim e ka në dorë vetëm Jezui.—Gjoni 5:22, 27.