Nga e kanë e marrë emrin e tyre Dëshmitarët e Jehovait?
Jehova është emri personal i Perëndisë, siç tregon Bibla. (Dalja 6:3; Psalmi 83:18) Dëshmitar është një person që shpall pikëpamje ose të vërteta për të cilat është i bindur.
Prandaj, emri ynë, Dëshmitarë të Jehovait, na përkufizon si një grup të krishterësh që shpallim të vërtetën për Jehovain, Krijuesin e gjithçkaje. (Zbulesa 4:11) Ne u dëshmojmë të tjerëve me mënyrën e jetesës dhe duke u treguar ato që kemi mësuar nga Bibla.—Isaia 43:10-12; 1 Pjetrit 2:12.