Si janë të organizuara kongregacionet e Dëshmitarëve të Jehovait?
Një trup pleqsh mbikëqyr çdo kongregacion. Rreth 20 kongregacione formojnë një qark. Disa pleq të kualifikuar, të njohur si mbikëqyrës qarkorë, vizitojnë në mënyrë periodike kongregacionet.
Kongregacionet marrin drejtim dhe udhëzime nga një Trup Udhëheqës i përbërë nga burra që janë Dëshmitarë prej një kohe të gjatë e që aktualisht shërbejnë në selinë botërore të Dëshmitarëve të Jehovait, në Uoruik, Nju-Jork, SHBA—Veprat 15:23-29; 1 Timoteut 3:1-7.