Kalo te përmbajtja

Vizitat në Bethel

Të ftojmë përzemërsisht të vizitosh zyrat tona të degëve, që ndryshe quhen edhe Bethel. Disa prej tyre kanë ekspozita pa ciceron.

Rifillojnë vizitat: Më 1 qershor 2023 rifilluam të mirëpresim vizitorë në zyrat e degëve në shumë vende të botës. Për më tepër informacion, kontaktoni me degën që dëshironi të vizitoni. Ju lutemi të mos shkoni për vizitë nëse keni rezultuar pozitiv me COVID-19, keni simptoma ngjashëm gripit, ose jeni ekspozuar së fundmi ndaj dikujt që ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Afrika e Jugut

Informacion për vizitat

Bëj një rezervim

Shfaq ose ndrysho rezervimet

Shkarko broshurën për vizitat

Ekspozitat

Qendra e vizitorëve për shtëpinë Bethel. Një numër videosh ju jep një ide për gjithë sa ndodh në Bethel dhe për mënyrën si e mbështet Betheli adhurimin tonë.

Qendra e vizitorëve për shtypshkronjën nr. 2. Videot ilustrojnë vlerën e përkthimit dhe të shtypjes së literaturës në gjuhët vendëse. Nga një platformë e ngritur mund t’u hedhësh një sy makinave rotative të shtypit. Ekspozita e Biblës tregon si është përdorur përgjatë historisë emri i Perëndisë në Biblat e përkthyera në disa gjuhë vendëse.

Qendra e vizitorëve për shtypshkronjën nr. 3. Nga një platformë e ngritur mund të shohësh gjithë depon e dërgesave dhe një monitor që tregon në kohë reale destinacionet e literaturës së paketuar. Videot tregojnë ndërtimin e Sallave të Mbretërisë, si dhe dërgimin e prodhimin e botimeve audio dhe video.

Informacion shtesë. Autobusët ofrojnë transport midis qendrave për vizitorët. Në zonën e pushimit për vizitorët, vizitorët mund të bëjnë një piknik e të shijojnë drekën.

Adresa dhe numri i telefonit

Gjej drejtimet