Kalo te përmbajtja

Vizitat në Bethel

Të ftojmë përzemërsisht të vizitosh zyrat tona të degëve, që ndryshe quhen edhe Bethel. Disa prej tyre kanë ekspozita pa ciceron.

Rifillojnë vizitat: Më 1 qershor 2023 rifilluam të mirëpresim vizitorë në zyrat e degëve në shumë vende të botës. Për më tepër informacion, kontaktoni me degën që dëshironi të vizitoni. Ju lutemi të mos shkoni për vizitë nëse keni rezultuar pozitiv me COVID-19, keni simptoma ngjashëm gripit, ose jeni ekspozuar së fundmi ndaj dikujt që ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës

 Informacion për vizitat

Bëj një rezervim—Më pak se 20 veta

Bëj një rezervim—20 veta ose më shumë

Shfaq ose ndrysho rezervimet

Shkarko broshurën për vizitat—Uoruik

Shkarko broshurën për vizitat—Paterson

Shkarko broshurën për vizitat—Uollkill

 Ekspozitat

Ekspozitat pa ciceron në Uoruik

Bibla dhe emri hyjnor. Kjo ekspozitë paraqet Bibla të rralla dhe nxjerr në pah se si është ruajtur në Shkrime emri i Perëndisë, pavarësisht nga përpjekjet për ta zhdukur atë. Gjithashtu në të paraqiten me rotacion Bibla të rralla dhe relikte që lidhen me Biblën.

Një popull për emrin e Jehovait. Kjo ekspozitë paraqet me anë të figurave historinë e jashtëzakonshme të Dëshmitarëve të Jehovait. Me anë të relikteve, grafikave dhe jetëshkrimeve tregohet se si Jehovai ka drejtuar, ka mësuar dhe ka organizuar në mënyrë progresive popullin e vet që të përmbushë vullnetin e tij.

Selia botërore—Besimi në veprim. Kjo ekspozitë interaktive shpjegon si funksionojnë komitetet e Trupit Udhëheqës dhe si i ndihmojnë ata Dëshmitarët e Jehovait të ndjekin drejtimin që japin Shkrimet për t’u mbledhur së bashku, për të bërë dishepuj, për t’u ushqyer me Fjalën e Perëndisë dhe për të treguar dashuri për njëri-tjetrin.

Ekspozitat pa ciceron në Paterson

Një fshat tipik i shekullit të parë. A keni menduar ndonjëherë si ishte jeta kur Jezui erdhi në tokë? Në këtë fshat do të shihni e madje do të merrni pjesë në aktivitetet e jetës së përditshme që bëheshin në një fshat të shekullit të parë. Kjo ekspozitë do të të ndihmojë ta shijosh më shumë leximin e Biblës.

Monedhat e shekullit të parë. Në këtë ekspozitë do të shohësh një përzgjedhje të monedhave origjinale të shekullit të parë, të cilat përmenden në Shkrimet e Krishtere Greke. Vitrinat nxjerrin në pah detaje interesante për secilën monedhë dhe shpjegojnë si lidhen ato me tregimet e Biblës.

Tërë bijtë e tu do të mësohen nga Jehovai. Kjo ekspozitë tregon historinë e shkollave të organizatës sonë dhe të programeve trajnuese. Mëso si i kanë ndihmuar këto shkolla ata që u ofruan vullnetarisht për të shërbyer, që të bëheshin mësues dhe pleq kongregacioni të efektshëm.

Mbrojtja dhe themelimi ligjërisht i lajmit të mirë. Kjo ekspozitë paraqet histori prekëse të Dëshmitarëve të Jehovait, të cilët nuk pranuan të bënin kompromis me besimin e tyre, madje as përballë kundërshtimit të egër. Shiko çfarë ka bërë organizata jonë për të themeluar ligjërisht veprën tonë të predikimit anekënd botës.

 Adresa dhe numri i telefonit

Uoruik

Gjej drejtimet

Paterson

Gjej drejtimet

Uollkill

Gjej drejtimet