Kalo te përmbajtja

19 TETOR 2023
MIKRONEZI

Prezantohen Shkrimet e Krishtere Greke—Përkthimi Bota e Re në gjuhën çukeze

Prezantohen Shkrimet e Krishtere Greke—Përkthimi Bota e Re në gjuhën çukeze

Më 1 tetor 2023, vëllai Karlito dela Kruz, anëtar i Komitetit të Degës të Mikronezisë, prezantoi Shkrimet e Krishtere Greke—Përkthimi Bota e Re në gjuhën çukeze, para një auditori me 83 veta, gjatë një mbledhjeje speciale në Çuk, Mikronezi. Gjithashtu, 435 të tjerë, përfshirë ata nga kongregacione dhe grupe të gjuhës çukeze në Guam dhe në Shtetet e Bashkuara, u lidhën me programin nëpërmjet videokonferencës. Menjëherë pas prezantimit, Bibla u vu në dispozicion në format elektronik. Formati i shtypur do të disponohet në janar të vitit 2024.

Gjuha çukeze flitet kryesisht në ishujt e Çukut, të cilat ndodhen në perëndim të Oqeanit Paqësor dhe janë pjesë e Shteteve Federale të Mikronezisë. Dëshmitarët e Jehovait nisën të përkthenin botime të bazuara në Bibël në gjuhën çukeze, në vitin 1978. Sot, rreth 180 vëllezër e motra shërbejnë në 2 kongregacione të gjuhës çukeze në ishujt e Çukut; në 1 kongregacion në ishullin e Guamit; dhe në 1 kongregacion, 3 grupe dhe 1 paragrup në Shtetet e Bashkuara.

Ndonëse në gjuhën çukeze ka edhe përkthime të tjera të Biblës, në shumë prej tyre nuk gjendet emri i Perëndisë, Jehova. Shkrimet e Krishtere Greke—Përkthimi Bota e Re e rivendosin emrin hyjnor aty ku i takon. Vëllai Dela Kruz tha: «Jam i bindur se ky përkthim i Biblës do të ndihmojë edhe shumë të tjerë që flasin çukeze të mësojnë emrin e Jehovait dhe të afrohen më tepër me të.»

Jemi të lumtur që Shkrimet e Krishtere Greke—Përkthimi Bota e Re në gjuhën çukeze do të ndihmojë edhe shumë të tjerë që janë «të prirur për jetën e përhershme» të mësojnë për Jehovain.—Veprat 13:48.