21 PRILL 2021
MJANMAR
Përkujtimi i vdekjes së Krishtit për vitin 2021—Mjanmar
Fjalimi i Përkujtimit transmetohet nëpërmjet telefonit në kohë trazirash
Që nga shkurti 2021, në Mjanmar ka pasur trazira. Javët para Përkujtimit të vdekjes së Krishtit, në mjaft zona shpërthyen konflikte të armatosura. Si pasojë, shumë nga 5.102 lajmëtarët nuk kishin internet. Vëllezërit përdorën një mënyrë alternative për të dëgjuar fjalimin e Përkujtimit—telefonin.
Në një qytet, ditën e Përkujtimit njerëzit po luftonin me armë zjarri nëpër rrugë. Ushtarët nisën të kërkonin për protestues nëpër shtëpi. Kurse vëllezërit morën zemër nga shkrimi i vitit, Isaia 30:15, që thotë ‘të rrini të qetë e të keni besim te Jehovai’. Ata ndenjën në shtëpi, folën me zë të ulët, fikën dritat dhe ndoqën Përkujtimin pa probleme. Pavarësisht nga trazirat, në Përkujtim morën pjesë më shumë njerëz se kurrë më parë. Mjaft prej tyre e ndoqën programin nëpërmjet telefonit.
Në të gjithë vendin e ndoqën Përkujtimin 11.877 veta, gati 14 për qind më tepër se maksimumi i të pranishmëve në vitin 2019.
Jemi të bindur se Atit tonë qiellor, Perëndisë Jehova, i gëzon zemra kur sheh vendosmërinë e vëllezërve për ta adhuruar pavarësisht nga trazirat.—Proverbat 27:11.