7 PRILL 2022
MJANMAR
Prezantohet Përkthimi Bota e Re në gjuhën karene (sgo)
Më 27 mars 2022, vëlla Mets Kesolmi, një anëtar i Komitetit të Degës së Mjanmarit, prezantoi versionin dixhital të Përkthimit Bota e Re në gjuhën karene (sgo). Programin e regjistruar paraprakisht e ndoqën rreth 620 veta. Botimi i shtypur do të jetë në dispozicion në prill 2022.
Historia e Dëshmitarëve të Jehovait në Mjanmar zë fill në vitin 1914 kur mbërritën në vend Studentët e parë të Biblës. Diku pas vitit 1940, në Mjanmar u pagëzua lajmëtari i parë që fliste gjuhën karene (sgo).
Përkthimi Bota e Re do të jetë goxha ndihmë, pasi përkthimet e tjera të Biblës në këtë gjuhë përdorin fjalë të vjetra që ose nuk kuptohen, ose përcjellin idenë e gabuar. Për shembull, një nga Biblat në gjuhën karene (sgo) e përkthen një pjesë të Psalmit 72:16 si «në tokë do të ketë një grusht me drithë». Kurse Përkthimi Bota e Re është më i saktë kur thotë se «në tokë do të ketë drithë me bollëk».
Kjo Bibël është bekim nga Jehovai për lajmëtarët që flasin gjuhën karene (sgo). Ndaj lutemi me gjithë zemër që t’i ndihmojë të qëndrojnë të fortë në besim.—1 Pjetrit 5:10.