Kalo te përmbajtja

2 SHTATOR 2019
RUANDË

Dëshmitarët e Jehovait mbajnë kongresin e parë rajonal në gjuhën ruandeze të shenjave

Dëshmitarët e Jehovait mbajnë kongresin e parë rajonal në gjuhën ruandeze të shenjave

Nga 16 deri më 18 gusht 2019, vëllezërit tanë mbajtën kongresin e parë rajonal në gjuhën ruandeze të shenjave (GJRSH) në Kigali, Ruandë. Maksimumi i të pranishmëve ishte 620 dhe u pagëzuan 8 veta që nuk dëgjojnë.

Auditori këndon një nga këngët e Mbretërisë

Ditën e diel morën pjesë edhe dy zyrtarë: z. Zhan Damasërn Bizimana, anëtar i bordit të drejtuesve të Shoqatës Kombëtare Ruandeze të Personave që nuk Dëgjojnë dhe z. Emanuel Ndajisaba, sekretar ekzekutiv i Këshillit Kombëtar për Personat me Nevoja të Veçanta. Gjithashtu, gazeta Ukwezi foli për programin e kongresit dhe bëri një raport pozitiv në Internet.

Një motër interpreton programin e kongresit në gjuhën e shenjave me të prekur për një person që nuk dëgjon dhe që nuk shikon

Z. Bizimana komentoi: «Ky kongres ishte i shkëlqyer! Sa bukur ishte të shihje njerëz që nuk dëgjojnë nga zona të ndryshme të vendit, të gjithë së bashku! Ju falënderojmë shumë për punën e madhe që bëni për të komunikuar me ata që nuk dëgjojnë. Autoritetet qeveritare duhet të shohin unitetin mes jush dhe të ndjekin shembullin tuaj.»

Gjatë dy viteve të fundit ka pasur dy ngjarje të tjera historike, në fushën e gjuhës ruandeze të shenjave. Në shtator të vitit 2017, Dega e Ruandës mbajti për herë të parë Shkollën e Shërbimit për Pionierë në këtë gjuhë. Një vit më vonë, në shtator të 2018-s dega filloi zyrtarisht të përkthente botimet tona në gjuhën ruandeze të shenjave.

Vëlla Zhan d’Amur Habijaremnie, përfaqësues i degës për kongresin, tha: «Jemi shumë të lumtur kur shikojmë përparimin në fushën e gjuhës ruandeze të shenjave, ku përfshihet edhe ky kongres rajonal. Dëshmitarët e Jehovait i duan të gjithë, edhe ata që nuk dëgjojnë. Kështu zbatojnë fjalët e temës së programit ‘Dashuria nuk shuhet kurrë!’»

Përparimi në fushën e gjuhës ruandeze të shenjave tregon qartë se Jehovai po vazhdon ta bekojë me bollëk.—Psalmi 67:1.