Kalo te përmbajtja

15 MAJ 2023
RUANDË

Shira të furishme sjellin përmbytje dhe rrëshqitje dheu në perëndim të Ruandës

Shira të furishme sjellin përmbytje dhe rrëshqitje dheu në perëndim të Ruandës

Shirat e furishme që ranë më 2 dhe 3 maj 2023, shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitje dheu në Ruandën Perëndimore. Si pasojë vdiqën mbi 130 veta dhe u shpërngulën mijëra të tjerë. Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut shkatërruan të mbjella, shtëpi, ura dhe rrugë.

Situata e vëllezërve dhe e motrave

  • Asnjë vëlla ose motër nuk ka humbur jetën dhe as është lënduar

  • 51 shtëpi u shkatërruan

  • 43 shtëpi pësuan dëme të mëdha

  • 2 Salla Mbretërie pësuan dëme të vogla

Ndihma në rast katastrofash

  • Janë ngritur 3 Komitete të Ndihmës në Rast Katastrofash për të organizuar punën e për të dhënë ndihmë praktike

  • Anëtarë të Komitetit të Degës, mbikëqyrës qarkorë dhe pleq vendës po u japin zemër nga Bibla të gjithë të prekurve nga kjo katastrofë

Lutemi që Jehovai të vazhdojë t’u qëndrojë pranë vëllezërve e motrave në Ruandë në këto «kohë vuajtjesh».—Psalmi 46:1.