20 PRILL 2021
RUMANI
Përkujtimi i vdekjes së Krishtit për vitin 2021—Në një burg të Rumanisë mbahet me videokonferencë fjalimi i Përkujtimit
Për 17 vjet vëllezërit tanë kanë studiuar Biblën çdo javë me të burgosurit në burgun e Zhilavës në Bukuresht, Rumani. Kur filloi pandemia COVID-19, takimet me të burgosurit u ndaluan. Mirëpo vetëm dy javë para se të mbahej Përkujtimi i vdekjes së Jezuit më 27 mars 2021, autoritetet e burgut dhanë leje që mbledhjet të mbaheshin sërish me anë të videokonferencës. Vëllezërit pyetën autoritetet e burgut nëse mund ta mbanin me videokonferencë fjalimin e Përkujtimit dhe ata pranuan. Përkujtimin e ndoqën gjithsej 21 të burgosur dhe 4 punonjës në burg.
Vëlla Kornelju Çepani e mbajti fjalimin e Përkujtimit në rumanisht. Ndërsa vëlla Angelos Karampliasi e përktheu në greqisht për një të burgosur greqishtfolës që po shihte programin. Për këtë ngjarje ishin të pranishëm edhe katër punonjës të personelit të burgut, ndër ta edhe zëvendësdrejtori.
Vëlla Çepani thotë: «Për mua ishte privilegj shumë i madh të mbaja fjalimin e Përkujtimit. Të burgosurit dëgjuan me vëmendje dhe reflektuan për sakrificën më të madhe që ka bërë Jezui për ta.»
Vëlla Karampliasi tregon: «Jemi shumë të lumtur që Jehovai na dha këtë mundësi për t’u predikuar të burgosurve dhe për të mbajtur Përkujtimin e vdekjes së Jezuit. Shpresojmë që në të ardhmen të marrin pjesë edhe shumë të burgosur të tjerë në bisedat tona rreth Biblës dhe të gjejnë ngushëllim.»
Jemi të lumtur që autoritetet e burgut u dhanë mundësi të burgosurve të dëgjojnë fjalimin e Përkujtimit.—1 Timoteut 2:3, 4.