Kalo te përmbajtja

21 PRILL 2020
RUMANI

Prezantohet online Bibla në rumanisht

Prezantohet online Bibla në rumanisht

Më 19 prill 2020 vëlla Xhon Brenka, anëtar i Komitetit të Degës në Rumani, prezantoi Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re në gjuhën rumune gjatë një mbledhjeje speciale që u mbajt në Bukuresht, Rumani. Kjo mbledhje u transmetua nëpërmjet streaming dhe videokonferencave për të gjitha kongregacionet e gjuhës rumune në Rumani dhe në Moldavi. Programi u transmetua edhe në hungarisht, në romisht (të Rumanisë) dhe në rumanisht të shenjave. Mbledhjen e panë mbi 69.000 veta.

Për përkthimin e Biblës punuan dy skuadra për më shumë se 3 vjet. Ky botim i rishikuar ka një gjuhë të qartë dhe të natyrshme, e njëkohësisht përcjell me saktësi kuptimin e tekstit origjinal të Biblës. Një përkthyes tha: «Përkthimi Bota e Re i rishikuar të fton që ta lexosh, sepse përdor një gjuhë bashkëkohore. . . . Kështu mesazhi i çmuar i Shkrimeve arrin drejt e në zemër.»

Një pjesëtar tjetër i skuadrës së përkthimit, tregon: «Ngaqë përdor një gjuhë të qartë, mund ta studiojnë të gjithë, pavarësisht nga mosha. Jam i sigurt se falë saj njerëzit me zemër të sinqertë do të lidhen më ngushtë me Jehovain. Është një libër i gjallë, me gjuhë të gjallë.»

Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re janë përkthyer të plota ose pjesërisht në 186 gjuhë, ku përfshihen edhe 31 Biblat e plota të rishikuara sipas botimit në anglisht të vitit 2013. Nga ky përkthim i rishikuar do të nxjerrin dobi më shumë se 65.000 Dëshmitarët e Jehovait në gjithë botën që flasin rumanisht.

Ky rast i bukur provon edhe një herë se Jehovai i bekon ata që e duan dhe që i shërbejnë në unitet.—Proverbat 10:22.