Kalo te përmbajtja

Pamje nga jashtë e zyrës së re të përkthimit

22 SHKURT 2023
AFRIKA E JUGUT

Dega e Afrikës së Jugut hap Zyrën Rajonale të Përkthimit për gjuhën venda

Dega e Afrikës së Jugut hap Zyrën Rajonale të Përkthimit për gjuhën venda

Më 7 dhjetor 2022 u hap një Zyrë Rajonale Përkthimi (ZRP) për gjuhën venda në Makado, Afrika e Jugut. Skuadra e përkthimit përbëhet nga 10 përkthyes në kohë të plotë dhe 8 në kohë të pjesshme.

Gjuhën venda e flasin rreth 1,2 milionë veta në Afrikën e Jugut dhe 100.000 në Zimbabve. Aktualisht në të dyja vendet ka 28 kongregacione të gjuhës venda, me rreth 800 lajmëtarë.

Prona kishte një shtëpi që u rinovua për të krijuar 4 apartamente. U ndërtua edhe një godinë e re për zyrat e përkthimit. Gjithashtu, në një kompleks aty pranë u blenë tri apartamente për të siguruar ambiente të tjera banimi.

ZRP-ja u projektua duke marrë parasysh klimën e vendit. Për shembull, vëlla Xhodi Palvi, që punoi si menaxher projekti me Departamentin Vendës të Projektim-Ndërtimit, shprehet: «Në këtë zonë, moti është i nxehtë dhe i lagësht. Prandaj, që ta mbajmë ambientin të freskët, i ruajtëm pemët ekzistuese dhe përdorëm gjerësisht pllaka e beton me lustër.»

Majtas: duke regjistruar një video të një programi besimforcues. Djathtas: skuadër përkthimi e gjuhës venda

Falë vendndodhjes së re, skuadra e përkthimit ka mundësi të ketë më shumë kontakt me banorët që flasin gjuhën venda. Një përkthyes komenton: «Tani mund të flasim përditë me ta. Kjo na ndihmon të përmirësojmë përkthimin e të përdorim fjalë e shprehje të jetës së përditshme.» Një përkthyes tjetër shpjegon: «Tani jemi më pranë vëllezërve e motrave që flasin gjuhën venda, të cilët mund të na ndihmojnë me regjistrimet e materialeve audio dhe video.»

E dimë se Jehovai do të vazhdojë të bekojë punën e palodhur të këtyre vëllezërve e motrave, që përpiqen fort ‘t’i bëjnë jehonë lavdisë së Jehovait’ mes njerëzve që flasin gjuhën venda.—Psalmi 145:21.