20 GUSHT 2019
AFRIKA E JUGUT
Prezantohen Shkrimet e Krishtere Greke—Përkthimi Bota e Re në gjuhën kvaniama
Më 16 gusht 2019, në një kongres rajonal në Ondangua, Namibi, Dëshmitarët e Jehovait prezantuan Shkrimet e Krishtere Greke—Përkthimi Bota e Re në gjuhën kvaniama. Vëlla Franko Dagostini, anëtar i Komitetit të Degës në Afrikën e Jugut, e prezantoi Biblën ditën e parë të kongresit në Ondangwa Trade Fair Hall.
Një anëtar i skuadrës së përkthimit tha: «Shkrimet e Krishtere Greke—Përkthimi Bota e Re do t’i ndihmojë njerëzit që ta lexojnë dhe ta kuptojnë me qartë mesazhin e Biblës. Vëllezërit dhe motrat do të gëzojnë jashtë mase kur të shikojnë emrin e Jehovait në vendin ku duhet të jetë.»
Në territorin e degës së Afrikës së Jugut ka rreth 490 lajmëtarë që flasin gjuhën kvaniama. Ata u predikojnë rreth 1,4 milion personave që flasin këtë gjuhë, shumica në Angolë dhe Namibi.
Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re ka dalë i plotë ose pjesërisht në 184 gjuhë, ku futen edhe 25 rishikime të plota, të bazuara në botimin e 2013-s në anglisht. Jemi të lumtur që vëllezërit dhe motrat do ta përdorin Biblën për t’u dhënë lajmin e mirë atyre që flasin gjuhën kvaniama.—Veprat 2:37.