Kalo te përmbajtja

Vëlla Mark Sandersoni prezanton botimet e shtypura të Biblës në gjuhët kvangale, sepulane dhe setsvane

10 MARS 2021
AFRIKA E JUGUT

Prezantohet përkthimi i Biblës në tri gjuhë në Afrikën e Jugut

Prezantohet përkthimi i Biblës në tri gjuhë në Afrikën e Jugut

Më 7 mars 2021, lajmëtarët që flasin gjuhët kvangale, sepulane dhe setsvane në Afrikën e Jugut, morën një dhuratë speciale. Në një fjalim të regjistruar paraprakisht, vëlla Mark Sandersoni, anëtar i Trupit Udhëheqës, prezantoi Shkrimet e Krishtere Greke—Përkthimi Bota e Re në gjuhët kvangale e sepulane, dhe Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re në gjuhën setsvane. Vëllezërit e motrat e ndoqën programin nëpërmjet video-konferencës, ndërsa Biblat u vunë në dispozicion në format dixhital.

Përkthimi në gjuhën kvangale

Skuadra me tre përkthyes e përfundoi projektin për dy vjet. Mbi 240 lajmëtarët që shërbejnë në fushën e gjuhës kvangale, tani kanë një përkthim që lexohet lehtë dhe që do t’i ndihmojë si në studimin personal, edhe në shërbim.

Përkthimi në gjuhën sepulane

Për këtë projekt punuan 6 përkthyes për gati një vit e gjysmë. Në Afrikën e Jugut janë 374 lajmëtarë që flasin gjuhën sepulane.

Një përkthyes tha: «Deri tani kemi përdorur shpesh një përkthim në gjuhën sepede në shërbim. Gjithsesi, kur lexonim një shkrim, më parë duhej të shpjegonim ose të përkthenim një a dy fjalë nga vargu. Ndërsa me përkthimin e ri, mund ta lexosh vetëm një herë shkrimin dhe gjithkush e kap menjëherë kuptimin.»

Përkthimi në gjuhën setsvane

Për të rishikuar Biblën në gjuhën setsvane, punuan 6 përkthyes për gati 4 vjet. Në fushën e kësaj gjuhe shërbejnë mbi 5.600 lajmëtarë.

Për Përkthimin Bota e Re në gjuhën setsvane, një përkthyese u shpreh: «Kjo Bibël do t’i ndihmojë lajmëtarët të përqendrohen të përmirësojnë aftësitë në shërbim në vend se te shpjegimi i fjalëve të vështira. Është edhe një mjet studimi i efektshëm. Tabelat, hartat, pikturat dhe fjalorthi do t’i ndihmojnë lajmëtarët të përfytyrojnë tregimet e Biblës.»

Këto Bibla do t’i ndihmojnë vëllezërit, motrat dhe njerëzit të cilëve u predikojnë, të kënaqen duke mësuar më shumë për Perëndinë. Jemi jashtë mase të kënaqur që kemi ushqim besimforcues me bollëk!—Isaia 65:13.