Kalo te përmbajtja

Zyra e re rajonale e përkthimit për gjuhën afrikano-jugore të shenjave

29 PRILL 2022
AFRIKA E JUGUT

Reparti Vendës i Projektim-Ndërtimit rinovon zyrën e përkthimit për gjuhën afrikano-jugore të shenjave

Reparti Vendës i Projektim-Ndërtimit rinovon zyrën e përkthimit për gjuhën afrikano-jugore të shenjave

Së shpejti, Reparti Vendës i Projektim-Ndërtimit (VPN) në Afrikën e Jugut do të përfundojë rinovimin e një godine zyrash në Durban, që do të shërbejë si zyrë rajonale përkthimi (ZRP) për gjuhën afrikano-jugore të shenjave (SASL). Dega atje e bleu godinën në mars 2020 dhe, pak më vonë, bleu edhe apartamente aty pranë. Përkthyesit do të fillojnë të transferohen në ato apartamente në maj të 2022-shit.

Stafi i ZRP-së përbëhet nga 17 bethelitë dhe 25 vullnetarë të jashtëm që punojnë në kohë të pjesshme. Vendndodhja e ZRP-së do t’i ndihmojë të realizojnë një përkthim cilësor të literaturës sonë për 283 lajmëtarët që nuk dëgjojnë fare ose që dëgjojnë me vështirësi në Afrikën e Jugut, si edhe për 450.000 njerëzit që nuk dëgjojnë ose që dëgjojnë me vështirësi në mbarë vendin. Shumica e tyre jeton në Provincën e Kuazulu-Natalit, në Afrikën e Jugut. Durbani është qyteti më i madh i kësaj province.

Vëlla Sibusiso Mzizi, i cili punon me skuadrën e përkthimit për gjuhën afrikano-jugore të shenjave, thotë: «Besojmë se kjo zyrë e re do ta ndihmojë shumë fushën e gjuhës së shenjave në Afrikën e Jugut dhe do të forcojë kongregacionet.»

Falënderojmë Jehovain që bekon përpjekjet që po bëjmë për gjuhën afrikano-jugore të shenjave dhe për suksesin e këtij projekti.—Psalmi 127:1.